EmailFacebookKontakt

Prof. dr. Aleksandër Meksi: “Onufri”, krimi më i madh në histori

Prof. dr. Aleksandër Meksi:
“Onufri”, krimi më i madh në histori

Një krim të rëndë kulturor në një monument të jashtëzakonshëm e quan prof. Aleksandër Meksi dhunimin e afreskut të Onufrit, i py- etur nga “Gazeta Shqiptare”:

Profesor, ju ia keni kushtuar gjithë jetën tuaj studimit të obje- kteve me rëndësi të trashëgimisë sonë kulturore. Çdo të thotë për ju ngjarja në kishën e Shën Prem- tes në Elbasan?

Nuk kam parë raport të detajuar të dëmit që i është bërë kishës së Shën Premtes, por me sa kam më- suar nga mediat, mund të them se është një krim tejet i rëndë ndaj tra- shëgimisë kulturore e kombëtare shqiptare. Kjo bëhet akoma më e rëndë, sepse ndodh në një kohë që flamujt e nacionalizmit valëviten nga mëngjesi e deri në darkë.

A ka një përgjegjës për këtë masakër?

Ata që e kanë për detyrë t’i ruaj- në e t’i mbrojnë monumentet, duhet të largohen nga puna, pasi nuk e kanë kryer detyrën që mbajnë mbi supe. Kisha e Shën Premtes është një monument i jashtëzakonshëm, me vlera të mëdha për vendin tonë dhe dëmtimi e dhunimi i saj është një njollë e rëndë në biografinë e atyre që janë përgjegjës.

Nuk është hera e parë që mo- numentet e mbrojtura nga shteti vidhen e dhunohen…

Po, kjo ka ndodhur edhe më pa- rë, por asnjëherë në këtë farë feje, në monumente të kësaj rëndësie e në këto përmasa.

Zyrtarë të ministrisë thanë se e kanë të pamundur t’i mbrojnë

të gjitha monumentet. A keni një koment për këtë?

Nëse shteti nuk është i zoti të mbrojë monumentet e kulturës ko- mbëtare, le të kishte hequr dorë prej tyre. Por kjo nuk mund të ndodhë, sepse shteti e ka për detyrë t’i mbrojë këto objekte, e nëse s’e bën, kjo do të thotë se nuk e ka kryer de- tyrën e vet. Si duhen ruajtur? Më- nyrat duhet t’i gjejë po shteti.

Në fakt, ç ’mund të bëhet për t’i mbrojtur?

Shteti duhet të mendojë se si t’i mbrojë, e jo si t’i japë me qira. Tra- shëgimia kulturore shqiptare e mo- numentet e saj nukjanë mall tregu, por gjëra të shenjta për një komb. Unë e kuptoj se për t’i mbrojtur objektet e trashëgimisë, duhen mje- te financiare dhe një numër më i

madh njerëzish që punojnë për të. Por, në momentin që flitet për bum turistësh, kuptohet se këta kanë in- teres për turizmin kulturor. Kjo, në këndvështrimin tim, do të thotë se edhe monumentet kanë të drejtë të marrin një thelë nga të ardhurat që sigurohen prej turizmit. Në këtë mënyrë, do të ketë fonde për mirë- mbajtjen e objekteve, investimin në restaurimin e tyre e padyshim edhe investim në ruajtjen e mbrojtjen…