Të dielën, më 14 mars, qindra besimtarë në proçesion kërkuan kthimin e kishës së Shën Prokopit.
– Orthodhoksët kanë po ato të drejta, që u janë njohur “de fakto” komuniteteve të tjera.
“Ati ynë që je në qiell, u shenjtëroftë emri yt…” – ushton Kisha e Ungjillëzimit. Drita e llampadarëve dhe flakërimi i qirinjve i japin një ndriçim të veçantë lutjes plot devocion të besimtarëve orthodhoksë të kryeqytetit. Sa e vogël është një kishë e vetme për t’i zënë të gjithë. E mendja shkon te ajo çka shkatërroi diktatura ateiste, tek kishat e prishura, tek Shën Prokopi…
…Ndaj erdhi i natyrshëm aprovimi i besimtarëve për procesionin dhe meshën, që kërkonin kthimin e vendit të shenjtë. Iniciatore është rinia orthodhokse,
(Vijon në faqen 7)