EmailFacebookKontakt

Pritje në Kryepiskopatën e Hirshme

Festohet me madhëshPa

Tiranë

Be

Pritje në Kryepiskopatën e Hirshme

Në datën 1 maj 2005, në ambientet e Kryepiskopatës së Hirshme në Tiranë, Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë Imzot Anastasi dha një pritje. Midis atyre që erdhën për të uruar ishin: Shenjtëria e Tij, Mons. Rrok Mir- dita, Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, Kryetari i Bektashinjve Haxhi Dede Reshat Bardhi, Sheh Muhamet Pazari, zëvendëskryeministri z. Namik Dokle, mini- stra, merrnin pjesë përfaqësues të partive politi- ke si: Prof. Dr. Sali Berisha, z. Gene Polio, për- faqësues të Trupit Diplomatik, njerëz të artit dhe kulturës etj.

Të gjithë të ftuarit uruan Fortlumturinë e Tij Anastasin dhe gjithë besimtarët orthodhoksë në këtë ditë të paqes dhe tolerancës.

Midis të tjerave Prof. Dr. Sali Berisha, Kryetar i Partisë Demokratike, tha:

“…Është kënaqësi për mua t’ju uroj me shumë përzemërsi Hirësi, të uroj të gjithë besimtarët orthodhoksë shqiptarë, klerin orthodhoks, në këtë ditë, e cila frymëzon çdo besimtar për një besim dhe shpresë të madhe tek e ardhmja. Frymëzon paqe, tolerancë, mirë- kuptim dhe vëllazëri midis njerëzve. ” Dhe duke iu drejtuar edhe të pranishmëve Prof. Dr. Sali Berisha më tej tha: “Gjithashtu shpreh nderimin tim të madh per kontributin e Kryepiskopit Anastas që me një përkushtim dhe një mision të madh punoi për rindërtimin e infrastrukturës

shpirtërore kombëtare në Shqipëri. Në këtë kontekst kjo përpjekje e madhe gjatë këtyre viteve mund të vlerësohet si një përpjekje e vërtetë ringjalljeje, sepse kjo filloi nga një rrethanë e papërsëritshme ndoshta në historinë e njerëzimit dhe sot shqiptarët janë krenarë me besimet e tyre. 1 falen Zotit për besimet e tyre, ndaj dhe është një ditë nderimi për të gjithë klerikët shqiptarë që dhanë kontributin e tyre ”.