Nga vizita zyrtare e Fortlumturisë së Tij,
Kryepiskopi! Anastas, në Patrikanën Ekumenike (1995)
Pritje e ngrohtë, si midis vëllezërish të një besimi
Në kuadrin e ciklit të vizitave, që sipas
traditës së Kishës Orthodhokse, Fortlumturia
e Tij, Kryepiskopi i Tiranës dhe i gjithë
Shqipërisë Anastasi do të bëjë në të gjitha
Kishat Oithodhokse Autoqefale të botës, të cilat
më pas do të kthehen edhe nga udhëheqësit e
tyre, që do të vizitojnë Kishën tonë Or
thodhokse Autoqefale, nga ngahatat 21 deri
në 24 korrik të vitit 1995 Ai vizitoi Patrikanën
Ekumenike të Konstandinopojës. Në këtë
vizitë, e para e ciklit, Fortluturia e Tij Anastasi
shoqërohej nga Përfaqësuesi i përgjithshëm
arkieratik At Jani Trebicka, At Efthim Kallama,
dhiakon Sotir Xhaferri dhe teologu z. Dhimitër
Beduli. Më poshtë po japim një pjesë të
Në foto: Delegacioni i Kishës sonë me Patrikun Ekumenik
kronikës -së kësaj vizite, që do të kthehet pas
pak ditësh, me ardhjen e Patrikut Ekumenik,
Tërëshenjtërisë së Tij Vartholomeu I në Tiranë,
si dhe ekstrate nga fjalët e përshëndetjes të të
dy primatëve të kishave.
…E dielë 23 korrik, Shërbesa e
Mëngjesit u kryesua nga Kryepiskopi
Anastas, me pjesëmarrjen e At Jani
Trebickës e të dhiakonit Sotir Xhaferri.
Në kohën e Dhoksologjisë u vendosën
në qendër të Kishës dy frone dhe nga tre
frone anash. Do të meshonin bashkarisht
Tërëshenjtëria e Tij fort e Hyjshme,
Patriku Ekumenik Vartholomeu I dhe
Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas,
me pjesëmarrjen dhe të gjashtë
mitropolitëve, anëtarë të Sinodit të
Hirshëm Patriarkal. Çast me të vërtetë
solemn dhe prekës për nderin dhe
respektin që tregohej për Kishën tonë
Orthodhokse Autoqefale.
Liturgjia Hyjnore u krye sipas
rregullit të Tipikosë së Kishës së Madhe
të Konstandinopojës. Pjesët e Liturgjisë
që i takonin Kryepiskopit Anastas, At
Janit dhe dhiakon Sotirit, u thanë në
gjuhën shqipe. Shqip u tha edhe lutja e
Zotit “Ati ynë…”, nga z. Dhimitër Beduli.
Pas mbarimit të Liturgjisë Hyjnore,
u krye nga vetë Patirku Ekumenik dhe
një Liturgji tjetër e veçantë hirotësie:
dhënia e ofiqit të lartë kishtar “Arhont
mësues i Ungjillit”, me propozim të
Fortlumturisë së Tij Anastasit, anëtarit
të delegacionit të Kishës sonë Ortho
dhokse Autoqefale, z. Dhimitër Beduli,
për kontributin e tij të gjatë kulturor-
arsimor në dobi të Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë.
Ndërkaq, në sallën e madhe të
Institutit Teologjik të Halkit u organizua
një pritje me klerin e besimtarët që
morën pjesë në Liturgjinë Hyjnore, midis
të cilëve kishte dhe mjaft shqiptarë me
banim të përhershëm në Stamboll.
Kryepiskopi Anastas u foli me këtë rast
të pranishmëve të nderuar për për-
parimet që ka bërë Shqipëria në të gjitha
drejtimet, për punën e madhe që është
bërë deri tani, lidhur me ringritjen dhe
riorganizimin e Kishës sonë, si dhe për
tolerancën dhe frymën tradicionale të
bashkëpunimit që ekziston ndërmjet *
komuniteteve tona fetare….