Pritja e dyfishtë e Zotit
Fragment! i Ungjillit që lexohet të
Dielën e Dafinave na flet për dy pritje
që iu bënë Zotit. E para, private dhe
josolemne, në Vithani. E dyta, publike
e festive, në Jerusalem. Janë dy skena
të shkëlqyera adhurimi dhe dashurie.
E para, modeste, e pazhurmshme, e
sinqertë dhe prekëse, ia kalon së
dytës, e cila ka “Hosanatë” e pa-
fundme dhe plot entuziazëm të po-
pullit, por nuk ka bazament dhe
thellësi. Le t’i ndjekim të dyja.
Skena e parë
Ishin ditët e fundit të jetës mbi
tokë të Zotit tonë. Ai ndodhej në një
fshat të vogël jashtë Jerusalemit, në
Vithani. Aty kreu mrekullinë më të
madhe ndër gjithë mrekullitë që
kishte bërë deri atëhere. Shkoi aty
ku qe varrosur miku i tij, Llazari, i cili
kishte vdekur para tri ditësh. Qëndroi
para varrit të tij dhe thirri: “Llazar,
dil jashtë”. Dhe mjaftoi vetëm fjala e
Krishtit, që ai të ngjallej. Ç’mrekulli!
Prandaj, mirënjohja, adhurimi i dy
motrave të Llazarit ndaj Zotit, që u
ngjalli vëllanë, ishin të pakufishme.
Tani, Zoti, për të kaluar disa orë
në atmosferën e bekuar të familjes së
Llazarit, para vdekjes së Tij, erdhi në
Vithani, gjashtë ditë para Pashkës.
Gëzimi qe i madh, nga që bëheshin
të denjë të pritnin Bamirësin e Madh.
Ndaj, shtruan një darkë të madhe e
festive. Martha, zonja e mirë e
shtëpisë, u shërbente e bëhej copë
duke gatuar gjërat më të mira që
kishte për Mysafirin e Madh dhe
Apostujt e Tij. Ndërkohë, motra tjetër
e Llazarit, Maria, bëri një veprim tepër prekës. Bleu
miro shumë të shtrenjtë e me shumë aromë, dhe me
të ia leu këmbët Zotit dhe ia fshiu me flokët e saj. Të
njëjtën gjë kishte bërë edhe një grua mëkatare, e
penduar. Sa veprim prekës! Ç’manifestim i shkëlqyer
i mirënjohjes dhe adhurimit! Të gjithë u habitën, të
gjithë u mrekulluan, të gjithë u prekën! Me përja-
shtim të njërit. Kujt tjetër? Tradhtarit Juda! Nxënësi
i mjerë, i verbuar nga pasioni pas parasë, nuk mund
të shihte madhështinë që fshihte ky veprim i saj
shpresëtar! Prandaj, ai zemërohet, proteston dhe
thotë se do të qe më mirë që miroja të shitej për
treqind dinarë dhe paratë t’u jepeshin të varfërve.
(vijon në faqen 8)
(vijon nga faqja 7)
Po, vallë Juda interesohej për të
varfrit më shumë se Krishti?
Dhe treqind dinarët për ta i do-
nte? Jo! Për veten e vet i deshte
ky nxënës mjeran, siç i deshte
për veten e vet edhe tridhjetë
asprat e tradhtisë. Por, Zoti e
kundërshtoi dhe i thotë: “Lëre,
se ajo i ruajti për ditën e të ka-
llurit tim në varr. Sepse të var
frit i keni përherë pranë vetes,
ndërsa mua nuk më keni
përherë”.
Këtu, kemi persona të ndry-
shëm, me veprime të ndrysh-
me, që përfaqësojnë grupe të
ndryshme njerëzish. Grupi i pa-
rë e pret Zotin si Maria e Mar
tha. Me pasion të shenjtë dhe
zjarr dashurie hyjnore. Mijëra
zemra adhuruan Jisuin dhe e
adhurojnë thellësisht dhe sin-
qerisht. Dhe i japin, ashtu si Ma
ria e bekuar mirot e zemrave të
tyre. Ashtu e pret ai grup i vo-
gël, por i zgjedhur, i përkrahë-
sve të Tij të përkushtuar, që kanë
si përfaqësues dy gratë e lumura.
Por është edhe grupi tjetër,
krejtësisht i kundërt, që ka si
përfaqësues Judën e zi. Ky për-
faqëson grupin e njerëzve që
adhurojnë materien. Si e shohin
ata Jisuin? Si Juda, i cili qën-
dron apatik para spektaklit
madhështor të Dashurisë që
gjunjëzohet në këmbët e Jisuit.
Ai vlerëson vetëm vlerë në para
që përfaqëson miroja e çmuar.
Mësuesi hyjnor nuk u prek
atyre asnjë fije të zemrës, sepse
aparati i shpirtit të tyre është
ndryshkur brenda llumit të
interesit material.
Skena e dytë
Eshtë fjala për hyrjen trium-
fale të Zotit në Jerusalem.
Turma të panumërta njerëzish
nga të gjitha vendet e botës ki
shin mbushur qytetin e shenjtë
të Jerusalemit, për festimet e
Pashkës. Të tërë kishin marrë
vesh mrekullinë e madhe të
Krishtit, ngjalljen e Llazarit
dhe ishin ndezur nga besimi
dhe entuziazmi ndaj Zotit Jisu.
Si Fituesi ndaj vdekjes, Jisui,
mendonin të gjithë, s’ka se si
të mos jetë Mesia, mbreti i shu-
mëpritur i Izraelit! Dhe kjo da-
llgë e madhe e popullit pret
rastin për t’u shprehur.
Dhe rasti erdhi. Zoti niset
nga Vithania për në Jerusalem.
Pa bujë dhe i përulur, Shpëtim-
Pritja e dyfishtë e Zotit
tari ynë hyn në qytetin e she-
njtë, i shoqëruar prej nxënësve.
Ky lajm përhapet kudo në më-
nyrë të rrufeshme. Pason mo-
bilizim i përgjithshëm, entu-
ziazëm i papërmbajtur. Mijëra
njerëz dalin nëpër rrugë për ta
pritur. Duke shtruar në rrugë
rrobat e tyre, duke mbajtur në
duar dafina, duke brohoritur,
ata ecnin dhe psalnin. Një zë i
fuqishëm i dalë nga mijëra gojë
tund ajrin dhe lëkund tërë
qyetin: “Hosana, i bekuar qoftë
ai që vjen në emër të Zotit,
Mbreti i Izraelit”.
Megjithatë, të gjitha këto
ishin të kota e sipërfaqësore, pra
edhe kalimtare. Sa ditë shkuan
nga e Diela e Dafinave deri të
Premten e Madhe? Vetëm pesë
ditë. Dhe të gjitha u shuan. Ata
që dje brohorisnin dhe e prisnin
si Mbret Krishtin dhe i psalnin
“hosana”, të pasnesërmen e mo-
huan, e tradhtuan dhe me po
atë gojë kërkonin vdekjen e Tij
duke i thirrur Pilatit: “Ngrie,
ngrie, kryqëzoje”…
Kjo skenë e dytë e Ungjillit,
përfaqëson një grup të tretë, që
është grupi më i madh në nu-
mër, në krahasim me dy të parët
që përmendëm. Kjo kategori
njerëzish nuk e mikpret në ze-
mër dashurinë madhështore të
dy grave që i lyen këmbët Krishtit
me miro, por as nuk është ash-
përsuar nga pasioni pas parasë
i nxënësit tradhtar. Ky grup i
tretë njerëzish është turmë e
paqëndrueshme dhe e cekët. Ta-
ni thërrasin “hosana”, ndërsa më
vonë do thërasin të tërbuar “kry-
qëzoje”. Preken para Kryqit të
Tij, por këto ndjenja janë të ce-
këta e kalimtare. Sot ata e shpa-
llin mbret në zemrat e tyre, ndë-
rsa nesër e rrëzojnë nga froni
me anë të veprave mëkatare
dhe jetës materiale. Kjo është
kategoria e tretë e njerëzve, e
shumtë në numër, që e pranon,
por njëkohësisht e dëbon Jisuin.
Përfaqësues të saj janë masat
e paqëndrueshme të turmës.
Po ne, a mendojmë ndonjë-
herë se në cilën prej këtyre ka-
tegorive bëjmë pjesë? Cili është
modeli ynë? Ndofta nuk do të
jetë Maria dhe gruaja tjetër
mëkatare. Sigurisht nuk do të
jetë Juda. Më shumë mundësi
ka që t’i përkasim kategorisë së
turmës së paqëndrueshme.
Natyrisht, që do të prekemi nga
ana emocionale gjatë Javës së
Madhe të Pësimeve të frikshme
të Zotit tonë, por shpejt do ta
harrojmë Shpëtimtarin dhe
Shpërblyesin tonë. Ndofta do të
derdhim lot para Kryqit të
Krishtit, e pastaj do ta fyejmë
me veprimet tona mëkatare….
Prandaj lum ata që do të ka-
lojnë nga turma e paqëndru-
eshme, në grupin heroik të dy
grave miroprurëse, natyrisht
me ndihmën dhe Hirin e Perë-
ndisë. Ata do të jenë pasuesit e
Tij të vërtetë, që do t’i bëjnë pri-
tjen më të mirë brenda shpirtit.
Dhe atëhere Zoti do të vijë për
të banuar në zemrat e tyre!