Përshëndetja në emër të Patriarkanës Ekumenike, nga Mitropoliti i Pergjit Evangjellos,
në Liturgjinë Hyjnore të datës 4 gusht
Prijës fetar, ipajisur me një kujdes atërorpër të gjithëpopullin shqiptar
Fortlumturi!
Më 2 gusht të vitit 1992, pikërisht një
dhjetëvjeçar më parë filloi një ngjarje e një
rëndësie të veçantë për historinë e Kishës
Orthodhokse në Shqipëri, Fronëzimi i
Fortlumturisë Suaj si Kryepiskop dheprijës i
saj. Atëherë dy përfaqësues të Tërëshe-
njtërisë së Tij Patrikut Ekumenik Vartholo-
meut, ne të dy Fortlumturi, shenjti i Filadelfisë
dhe përulësia ime, u bëmë dëshmitarë të një
epoke të shenjtë, të fillimit të shërbimit Tuaj
të bekuar për të mirën e përgjithshme të
Kishës dhe të këtij vendi. Por fjalimi i atij që
referoi edhe atëhere u mbulua nga zhurma e
saj dhe pothuajse nuk u dëgjua. Po përsëris
një paragraf: “Këto momente po pëijetojmë
shprehjen e papërlyer të dhembshurisë prej
nëne dhe përgjegjësisë së Kishës së Madhe
Mëmë, një dhembshurie dhe përgjegjësie, e
cila mblodhi ushqimin e përmbibotshëm për
të rimëkuar të dashurit e saj”.
2. Qysh atëherë përjetojmë një funksion
nga ana e Fortlumturisë Siiaj në përmasat e
kontributit kishtar, të shërbimit religjioz dhe
fetar, që është për t’u patur zili.
Ecim në gjurmët e një vepre dhe një
mundi, që mbajnë nënshkrimin “Kisha Ortho
dhokse Autoqefale e Shqipërisë”. Dhe sot,
pikërisht po kryejmë këtë panair lutës të një dhje-
tëvjeçari arritjesh të shenjta e të shkëlqyera.
3. Jemi nga ata të paktët që përjetuam së
bashku me Fortlumturinë Tuaj, ato që
ndodhën në fillim dhe ngazëllohemi tani me të
tashmet. Duke i lënë këto në historinë tejet të
ndritur, ndihemi krenarë përsa i përket ecurisë
së veprës Suaj, si prijës fetar, i pajisur me një
kujdes atëror për të gjithë popullin shqiptar,
por edhe për bashkëpunimin tuaj të disponue-
shëm efektiv ndërorthodhoks dhe si një vëlla
të dashur dhe të çmuar të saj në problemet e
ndryshme që ajo përballon.
4. Eshtë momenti pra, të thërresim në
mënyrë festive: “Si një mëngjes, si një agim i ri
na duket dita e sotme”. Ne dhe të gjithë që të
duan dhe të nderojnë.
Kreyepiskop Anastas,
Me kryeijen e veprës ierapostolike në këtë
vend ia ke arritur që me urtësi e mençuri t’i
shërbesh grigjës që të është besuar. Nëpërmjet
Hirit në Lavdinë e Perëndisë, përjeton lavdinë
e Tij në veprat e Tua, pasi di të jetosh duke
pasur për bazë durimin.
5. Fortlumturi,
Miqtë e tu të ardhur nga Fanari, janë
dërguar t’i transmetojnë Fortlumturisë Suaj të
Trëshenjtë përqafimin dhe përgëzimet e një
gëzimi të madh, në lidhje me ato që janë bërë
e bëhen, për të mirën e Perëndisë në këtë Kishë
dhe në këtë vend. Luten dhe të urojnë ”Për
shumë vjet!” të provosh prej mundit tënd të
çmuar, ngazëllimin qiellor në këtë tokë, në
tokën, të cilën “e vadite me ujin e pastër dhe
ëmbëlsinë e shpirtit dhe të frymës”.
Me jetë të gjatë!