EmailFacebookKontakt

Prifti i parë pas persekutimit për zonën e Prespës

Prifti i parë
pas persekutimit
për zonën e Prespës
Në Liturgjinë Hyjnore të datës
27 tetor, në Kishën Katedrale të
Korçës “Ngjallja e Krishtit”, u
krye një hirotoni e veçantë.
Hirësia e Tij, Joani dorëzoi të
parin prift nga zona minoritare e
maqedonase e Prespës, At Aleks
Themelkon.
At Aleksi është nga fshati
Pustec i Liqenasit dhe ka mbaruar
studimet në Akademinë Teo-
logjike “Shën Klementi”, të Ohrit
(1994-‘99). Në shtator 2001 ai u
dorëzua në dhjak dhe tani do të
mund të kryejë të gjitha shërbesat
në gjuhën amëtare për zonën e
tij.
Zona e Prespës, që bën pjesë
në Mitropolinë e Korçës, me 9
fshatrat e saj, dallohet për traditat
e hershme orthodhokse, gjë që
dëshmohet jo vetë nga kishat e
manastiret e shumta (ku mund të
veçohen manastiri i Shën Mare-
nës në Bezmisht dhe kisha e Mali-
gradit), por edhe nga shpella të
shumta rreth liqenit, ku banonin
asketë.
Prifti i ri e bëri meshimin e tij
të parë në gjuhën amtare të
dielën, 3 nëntor, në kishën e Shën
Thanasit, në Liqenas.
Korresp. i “Ngjallja ”