EmailFacebookKontakt

Priftërinj nga brezi në brez / Babë e bir, Protot At Mihai dhe At Jefto Shtirkiq

Babë e bir, Protot At Mihai dhe At Jefto Shtirkiq
At Mihali
Në traditën orthodhokse ka
pasur shumë familje që e pasonin
priftërinë nga një brez në tjetrin.
Një ndër to ka qenë edhe familja
Shtirkiq, e cila me sa dimë, duke
nisur që nga gjyshi Jefto, dy bijtë
e tij Mihali dhe Jovani dhe nipi
Jefto kanë kryer detyrën e fa-
mulltarit orthodhoks. Ushqimi
priftëror që merrnin fëmijët nga
prindërit i bënte të ndërgjegj-
shëm dhe të devotshëm për de-
tyrën që merrnin. Për shërbimin
në Kishën tonë, në Shkodër, po
dallojmë, babë e bir, Protot At
Mihalin dhe At Jefton.
At Mihali ka lindur në Shko-
dër në vitin 1880. Shkollën fetare
– padagogjike e mbaroi në Pri­
zren më 1900. Ρύηοΐ disa vjet si
mësues në Ostrog, Vranjinë dhe
në fshatin Vrakë të Shkodrës.
Ishte një besimtar i kulturuar, e
për këtë arsye kaloi me shumë
dëshirë në jetën klerikale.
U hirotonis prift më 2 prill
1905 nga Episkopi Mitrofan i
Malit të Zi dhe shërbeu në Shko-
dër. Me kryq në dorë i shërbeu
me zell Perëndisë e besimtarëve
të qytetit; i ndihmoi ata në le-
htësimin e halleve të tyre, duke
shtuar dashurinë tek Zoti ynë. I
dashur me popullin, fitoi re-
spektin dhe simpatinë e tij.
Kishte kaq afërsi me njerëzit, sa
që kur “Pop Miho” vdiq më 1930
në Shkodër, u pa sesa i vlerësuar
dhe i dashur ka qenë; e dëshmoi
ceremonia, ku morën pjesë disa
mijëra besimtarë orthodhoksë
dhe një numër i madh qyte-
tarësh të Shkodrës dhe nga rre-
thinat e saj. Në shërbesën fetare
morën pjesë Mitropoliti Visarion
Xhuvani me katër priftërinj të
ardhur nga Tirana, prifti i Vrakës
At Velisha Popoviq dhe Proto At
Ilia Popoviq i Cetinjës. Fjalën e
lamtumirës e mbajti Mitropolit
Visarioni, i cili vuri në dukje me-
ritat e shërbimit të At Mihalit për
orthodhoksinë në këtë zonë.
Por, puna e tij nuk ndaloi, ajo
u muar në dorë nga biri At Jefto,
i cili pak kohë më parë ishte
veshur klerik. At Jefto ka lindur
në shkurt 1903 në Shkodër.
Mbasi kreu shkollën e mesme në
Cetinjë, shkoi ushtar dhe më
vonë mbaroi studimet teologjike
po në Cetinjë. Duke ruajtur
traditën e familjes, Jefto i hyri
jetës klerikale më 25.12.1929,
kur u hirotonis dhiak nga
Episkop Evgjeni. Më 22.3.1930
u bë prift nga Episkop Visarion
Xhuvani, në kishën katedrale të
Shën Spiridhonit në Durrës.
Sarandarin e bëri në Durrës
dhe në manastirin e Shën Joan
Vladimirit në Elbasan. Shërbeu
për pak kohë si prift në Tiranë
dhe kur i vdiq i ati më 1930, erdhi
në këmbë të tij, në Shkodër.
Shumë shpejt fitoi zemrën e
besimtarëve jo vetëm me para-
qitjen, por edhe me veprimet e
sjelljen e tij. Ka qenë njeri fisnik,
i gjatë, i pashëm, i zgjuar e
gjithnjë i veshur hijshëm. Ka-
rakteristikë e tij ishte se mbante
një brez të kuq nën raso dhe kur
ecte një bastun në duar.
At Jefto në përgjithësi ishte një
njeri i thjeshtë dhe i lidhur me
vegjëlinë. Ishte i dhënë pas artit,
sidomos pikturës dhe muzikës.
Dëshirën e tij për t’u marrë me
art e vë re kur mëson për bi-
bliotekën e tij, për punimet e tij
artistike, për kitarën dhe pianon.
Punimet e tij të realizuara në
mozaik me copa mëndafshi të
ngjyrave të ndryshme, të pu-
nuara me dashuri të veçantë dhe
me durim e mjeshtëri, ku At Jefto
ka arritur të japë në këtë teknikë
të rrallë peisazhe, tregojnë qartë
për talentin e tij. Në kohën e lirë,
pas shërbesave fetare, ai u binte
veglave dhe jo rrallë merrte edhe
penelin e ushtrohej në pikturë.
Mundësia e kontakteve me
besimtarët në shtëpitë e tyre i
zgjoi dëshirën të mblidhte objekte
artistike, si punime në dru, në
mëndafsh të përgatitura nga
duart e njerëzve të thjeshtë, gjë
që tregonte edhe ndjenjën, edhe
komunikimin e tij me njerëzit, që
e rrethonin. Vlerësime për
punimet e tij janë dhënë nga
specialistët tanë të dëgjuar të
arteve.
Si intelektual dhe me mendi-
me përparimtare, fashistët nuk
e panë me sy të mirë At Jefton,
prandaj në qershor 1943 e arre-
stuan dhe internuan në kampin
e përqendrimit në Porto Romano.
Më vonë, më 30 dhjetor 1943, ai
vdiq i torturuar nga pushtuesit e
veglat e tyre. Eshtë shpallur dë-
shmor nga Kuvendi Popullor.
K. B.
Një studjues i huaj