Prift shembullor dhe i devotshëm
(Fjeti atë Teodor Pleushku)
Dikur kam lexuar se “në Gollo- bordë shërben një prift autodi- dakt, papa Todi, njeri i thjeshtë, i devotshëm në kryerjen e dety- rës; i respektuar në zonë, për ndershmërinë dhe për papërtue- shmërinë në kryerjen e shërbi- meve, megjithëse enoria e tij ësh- të shumë e shtrirë dhe e vështirë për nga relievi e klima”.
Shënimi më zgjoi kureshtjen. U interesova dhe e njoha. E kam ta- kuar disa herë si në Klenjë edhe në Rashbull. Trupvogël, i imët por i shëndetshëm dhe mbahej mirë për moshën që kishte. Fliste shtruar, ishte tip i qetë, bisedonte kënd- shëm dhe kishte një kujtesë shumë të mirë. Kishe ç’të mësoje prej tij
E pra…, sa herë kisha përpara papa Teodor Pleushkun mendoja: një jetë të tërë prift, vite që mbartnin në vetvete punë, mund, sakrifica, vuajtje, gëzim dhe kënaqësi. Një jetë e tërë me mësimet e Jisu Krishtit në zbatim.
Rikujtoj copëza nga bisedat me të:
Meshoj sllavisht por edhe shqip. Kur vijnë në kishë të moshuar me- shoj sllavisht, ndërsa kur ka më shumë të rinj meshoj më shumë shqip, pra bëj meshë të përzier, në varësi të moshës së besimtarëve që janë në kishë….”
“Rihapja e kishave ka qenë ndër gëzimet më të mëdha të miat”, më përsëriste vazhdimisht. I gëzohej me gjithë shpirt rezultateve që arrinte Kisha jonë. Herë pas here edhe shprehej: “I lutem Perëndisë t’i shtojë jetën Kryepiskopit tonë Anastas, se ai po e lulëzon Kishën tonë Autoqefale, ai na e rindërtoi atë dhe do na sjellë edhe të mira të tjera”.
Tregonte shumë ngjarje të jetu- ara. Fliste sidomos për rolin e priftit, për figurën morale dhe ndershmë- rinë e tij, si faktorë bazë për forci- min e besimit dhe arritjet te brezat e ardhshëm. Dhe ato që ai fliste, ashtu me atë farë toni, i kishte të provuara se i kishte zbatuar vetë me shumë zemër.
Papa Todi, ky njeri i veçantë më hyri në zemër. U bashkova me me-
ndimin e të gjithëve: i ndershëm, i thjeshtë, i sjellshëm e shumë i de- votshëm në punën e tij baritore. S’ka njeri nga Golloborda, por edhe të tjerë, që i ka lidhur puna me të që të mos e vlerësonin. Përveç fja- lëve plot respekt të thonë se ai s’rreshti kurrë së kryeri detyrën e tij fetare, madje edhe në fshehtësi gjatë kohës së persekutimit të fesë, ku ka kryer shërbesa, si kurorë- zime, pagëzime, trisaji…. në shumë familje gollobordase, kudo që ato të ishin vendosur.
Dikur u mblodhëm dhe i festu- am 90 – vjetorin, njëkohësisht edhe 60 – vjetorin si klerik. Në atë takim, me atë zërin e tij, bekoi fillimisht ushqimin…dhe pas një fjale të shkurtër mbi punën e tij si njeri i besimit dhe këshillave atërore na kujtoi: “Falënderoj Kryepiskopin Anastas, i cili jo vetëm që na dha jetë ne të moshuarve, që na ri- ngjalli kishat dhe fenë, por që be- simin orthodhoks e ndezi sidomos në zemrat e të rinjve…; besimi nuk më kishte humbur asnjëherë, por…
mrekullohem dhe falënderoj Perë- ndinë që arrita t’i përjetoj me sytë e mi këto ditë^”.
E pra ky ka qenë papu Todi Pleushku, të cilin Perëndia e mori në krahët e Tij më 13 gusht 2012. Shpura e madhe e besimtarëve dhe e të njohurve, si vendas dhe të ar- dhur, e shoqëroi atë deri në bane- sën e fundit. Psalmodhia e ceremo- nisë u krye nga atë Gjerasimi, atë Pavli, atë Ilia, atë Spiro Q. dhe atë Spiro K., të drejtuar nga Episkop Nikolla.
Sot, duke medituar për ç’di për këtë klerik të nderuar, jam i bindur se të gjithë njerëzit që e njohën, dhe aq më tepër fëmijët e tij besimtarë Vangjeli, Danica, Rista dhe Petro, do të vlerësojnë jetën shembullore të papu Todit dhe do mundohen të ndjekin këshillat e tij në rrugën e tyre.
I paharruar qoftë kujtimi i tij!
Kristofor Beduli
“Kam lindur në Klenjë më 1918
dhe kam kryer 4 klasë të shkollës
së fshatit, por kam qenë shumë i
dhënë pas librave dhe kam lexuar
shumë….Më 21 nëntor 1948 u bë-
ra dhjak, ndërsa një javë më vonë,
më 28 nëntor u hirotonisa prift për
enorinë e Gollobordës.
….Gollobordasit janë besimtarë,
frekuentues të kishës dhe dasha-
mirës; më kanë dashur dhe respek-
tuar…….kam kaluar një jetë të
trazuar në regjimin që shkoi….
……më 1991, kur mora vesh për
hapjen e kishave, vajta menjëherë në
kishën e Shën e Premtes, të fshatit,
e cila ishte dhe pa çati, meshova
civil, ashtu siç isha. Më 6 prill 1991
në mbrëmje festuam aty Pashkët.
M ’u bë zemra mal, erdhën shumë
e shumë njerëz nga tërë krahina.
U zgjua besimi orthodhoks.
Shkova në Tiranë, ku më thanë
që të aktivizohesha e të meshoja,
sepse kishin shumë nevojë për prif-
tërinj. Pavarësisht moshës fillova
të meshoja, fillimisht në Kavajë
disa herë, pastaj erdha në zonën
time.