Aktivitete të rinisë
Prezantohet programi rinor ndërfetar “Harmonia”,
në Bathore
Në datën 2 shkurt Grupi ndërfetar i të rinjve të Tiranës, i cili përbëhet nga 7 të rinj, përfaqë- sues të komunitetit orthodhoks, mysliman dhe katolik, prezantoi në Bathore, programin rinor ndërfetar “Harmonia”, program ky i propozuar nga të rinjtë pjesëmarrës në Kampin ndërfetar rinor veror, i cili u zhvillua në korrik 2005. Akti- viteti u organizua nga projekti i USAID për “Për- sosjen e mëtejshme të vlerave ekzistuese të
harmonisë fetare në Shqipëri”, projekt i zbatuar nga organizata amerikane “World Learning”.
Kisha Orthodhokse ashtu si edhe në çdo bashkëpunim tjetër me këto organizata, kishte përfaqësuesin e saj në këtë grup.
Fjalën e hapjes e mbajti zonja Delina Fico, drejtore e projektit të USAID, e cila theksoi rëndësinë e këtij programi 6-mujor (shkurt – nën- tor 2006), duke uruar për mbarëvajtje dhe har-
moni. Më pas dy anëtare të Grupit rinor ndërfetar të Tiranës prezantuan aktivitetet e këtij programi. Gjatë punës për realizimin e tij, grupi i punës ka planifikuar të organizohen një shumëlloj- shmëri aktivitetesh, të cilat do të çojnë në për- mbushjen e qëllimit të këtij programi, i cili është: Të zhvillojë vlerat e edukimit qytetar dhe har- moninë tek të rinjtë e Bathores.
Ky program do të ofrojë disa shërbime për të rinjtë, si librari, kurse kompj uteri, klasa edukimi, seminare trajnuese, biseda me specialistë, aktivitete sportive dhe kulturore etj.
Në këtë aktivitet prezantues morën pjesë: përfaqësues të pushtetit lokal (bashkia Kamëz, minibashkia e Bathores), përfaqësues nga ko- munitetet fetare, drejtues të shoqatave komuni- tare, përfaqësues të forumit rinor të Bathores si edhe përfaqësues të Co-Plan.
Aktiviteti u mbyll me një kokteil si edhe me urimin që bashkëpunime të tjera të këtij lloji të mund të ketë edhe në të ardhmen.
Sonila Declja