Nga 9-13 nëntor 2011, në mje- diset e Pallatit të Kongreseve, në Tiranë, u mbajt edicioni i 14-të i Panairit të Librit “Tirana 2011”. Në këtë ngjarje të përvitshme morën pjesë rreth 90 ekspozues, kryesisht subjekte botuese shqiptare, por edhe universitete e shtëpi botuese nga jashtë vendit, të cilat për pesë ditë me radhë prezantuan te lexu- esit në stendat përkatëse autorë të ndryshëm vendas dhe të huaj, tituj të rinj, si dhe botime të viteve të kaluara.
Në këtë panair, si çdo vit, mori pjesë edhe Kisha jonë Orthodhokse me rreth 100 botime, ku libri më i ri ishte “Udhëtim Shpirtëror” i Kryepiskopit Anastas. Shumë le-
xues shprehën interesimin e tyre, duke u afruar në stendë, ku veç librave të ekspozuar u informuan edhe për rolin dhe rëndësinë që ka
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë dhe kontributin e saj në shoqërinë shqiptare.