President! i Republikës, z. Alfred Moisiu, mori pjesë në datën 15 gusht në kremtimin e Fjetjes së Shën Marisë, në manastirin e Sta- vridhit pranë Dhërmiut, ku ndodhej me pushime.
Për këtë fëstë mblidhen çdo vit qindra besimtarë orthodhoksë jo vetëm nga zona, por edhe nga krahina të tjera të ve- ndit, si dhe mjaft emigrantë.
President! Moisiu sho- qërohej nga Kryetari i qar- kut të Vlorës, Theodhori Shia, kujdestari i mana- stirit, Stefo Duni, si dhe drejtues vendorë.
President! Moisiu i uroi besimtarëve festën dhe vizitoi kishën, e cila
është rindërtuar vitet e fundit. Në bisedë me të pranishmit, Presidenti Moisiu u shpreh se feja dhe festat si ajo e Shën Marisë i rrisin vlerat njerëzore shoqërisë në të cilën jetojmë.
Kjo ishte vizita e dytë e Presidentit Moisiu në këtë manastir.
President! Moisiu mori pjesë në kremtimin
e Fjetjes së Shën Marisë në Dhërmi