Boston, 90-vjetori i Kishës së Shën Gjergjit
President! Meidani merr pjesë
në Liturgjinë Hyjnore
“Ne e dimë se barra që
mbani mbi supe nuk është
e lehtë, sidomos në periu-
dha të vështira ekonomi-
ke, strese personale dhe
trazira morale”, iu drejtua
At Artur Liolin, Presiden-
tit të Republikës, Rexhep
Meidani, në Liturgjinë
Hyjnore të ditës së dielë,
2 shkurt, në Kishën e
Shën Gjergjit në Boston,
bën të ditur ATSH.
Kjo meshë përkoi me
90-vjetorin e themelimit
të Kishës Orthodhokse
Shqiptare në Boston të
SHBA nga Fan Noli.
“Ne,- vazhdoi At
Arturi,- vlerësojmë repu-
tacionin tuaj si shke-
ncëtar i shquar dhe njeri
i nderuar, duke shpresuar
që detyra juaj e lartë do të
bashkojë përsëri fraksio-
net e ndryshme të shoqë-
risë shqiptare”.
Shqipëria nuk është
vetëm një komb i “histo-
risë, i kulturës, i traditës
dhe i legjendave”, tha At
Artur Liolin. Ajo është
shteti i një populli që dë-
shiron të jetojë në paqe, të
falet lirisht, të punojë për
të zbukuruar shtëpinë
dhe vendin e tij dhe të
shikojë fëmijët të per
mbushin ëndrrat dhe
potencialet e tyre. Kjo
është edhe shpresa e për-
bashkët e të gjithë shqi-
ptarëve, qoftë në Shqipëri,
Kosovë dhe në çdo rajon
tjetër ku banojnë shqipta-
rët.
At Artur Liolin i
shprehu Presidents
Meidani dëshirën e dia-
sporës shqiptare në SHBA
për “një kanun të ri, për
një shekull të ri – një ka
nun të zemrës dhe jo të
hakmarrjes”. Ne, vazhdoi
At Artur Liolin, “duam të
shohim që të vendoset
rendi publik dhe respekti
për ligjin dhe kjo të bëhet
jo me metoda të ashpra
ndëshkimore dhe frikë,
por, duke fituar besimin
dhe respektin e gjithë
popullit shqiptar”.