Mitropoliti i Beratit, Vlorës dhe Kaninës, Hirësi Asti, mikpriti Presidentin e Republikës Shkëlqesinë e tij z. Bajram Begaj, në kishën e Fjetjes së Hyjlindëses Mari, në Sinjë, më 24 korrik 2025.
Gjatë vizitës, Presidenti nënvizoi ruajtjen e vlerave të bashkëjetesës dhe harmonisë fetare, duke nderuar e ruajtur pasuritë kulturore dhe historike. “Fjetja e Hyjlindëses Mari” në Sinjë, Berat, me afreskun e saj historik të shek. XI, është një ndër kishat më të veçanta për pozicionin e saj në zemër të malit.