EmailFacebookKontakt

Presidenti i Greqisë Stefanopulos viziton Kryepiskopatën e Hirshme

Në kuadrin e vizitës së tij në vendin tonë, mbasditen e datës 18 tetor, Presidenti i Greqisë Stefanopulos erdhi edhe në Kryepiskopatën e Hirshme. Ai u prit nga Kryepiskopi Anastas dhe klerikë të tjerë të lartë. Fortlumturia e Tij e njohu me arritjet e Kishës sonë, të cilat z. Stefanopulos i vlerësoi në fjalën e tij. Kryepiskopi Anastas e shoqëroi Presidentin Stefanopulos edhe në disa etapa të vizitës së tij në jug të vendit, si në manastirin e Shën Nikollës, në Këlcyrë dhe në Dhrovjan.