EmailFacebookKontakt

Prejardhja dhe origjina jonë

Për vite e vite me radhë janë përpjekur
shkencëtarë dhe dijetarë të shumtë që
ndodhen larg Perëndisë për të zgjidhur
problemin e rëndësishëm, që lidhet me
shfaqjen për herë të parë të njerëzve në
tokë dhe të prejardhjes e origjinës së
miliona e miliona njerëzve, që jetojnë sot
në botë. Shkruan dhe diskutuan pa fund,
libra dhe volume të tërë u botuan për këtë
çështje, por megjithatë as sot nuk kanë
nxjerrë ndonjë përfundim të saktë dhe nuk
kanë arritur të na japin ndonjë zgjidhje të
saktë. Çfarë thotë njëri, e mohon tjetri.
Çfarë mbështet ai, e hedh poshtë një tjetër,
çfarë shkruan i treti, e përmbys i katërti
dhe çfarë ndërton i pesti, e shemb i gjashti
e kështu me radhë. Ata i ngjajnë një
babilonie të vërtetë ku asnjë nuk bie dakort
me tjetrin. Përse ndodh kjo? Sepse egbizmi
dhe errësimi që u sjell mëkati nuk i lë ata
që të besojnë dhe t’i binden fjalës së
Perëndisë. Dhe zbatojnë në këtë rast atë
që thotë apostull Pavli (Romakët 1 – 22).
Por lavdi Zotit na dha mirësia e
Perëndisë një kandil, i cli nuk shuhet kurrë
dhe na tregon rrugën, e cila nuk mund të
na mashtrojë në asnjë rast. Ky pishtar, i
cili shpërndan kudo dritën e pastër
jetëdhënëse dhe shpëtimtare në jetën tonë
tokësore është Shkrimi i Shenjtë, që përbëhet
nga Dhiata e Vjetër dhe Dhiata e Re.
Shpeshherë i largohen dritës së
Shkrimit të Shenjtë dhe vrapojnë drejt
errësisrës, lënë mëjanë të vërtetën dhe u
pëlqejnë përrallat. Nëse marrim në duart
tona Shkrimin e Shenjtë dhe e hapim atë
në faqen e parë të Dhiatës së Vjetër, atje
do të gjejmë historinë tonë, do të kuptojmë
kush është origjina jonë dhe e njerëzve të
pafund që jetuan, jetojnë e do të jetojnë në
të ardhmen mbi tokë. Do të mësosh se si e
krijoi Perëndia njeriun, ku e vendosi në
fillim dhe se si më vonë ai u tregua
mosmirënjohës e i pabindur tek krijuesi i tij.
Do të mësosh këto gjëra të tjera të
rëndësishme, të cilat i thotë për ty fryma e
Perëndisë. Shpjegohen këto shkurt,
thjesht, në mënyrë të përmbledhur. E
ndriçoi Perëndia Moisiun e Madh, i cili i
shkroi dhe i shfaqi fjalët e Perëndisë në
mënyrë të tillë që të ishin të kuptueshme
për të gjithë.
Le të studiojmë librin e Perëndisë, i cili
na mëson prejardhjen dhe origjinën tonë
dhe për këfë është e dobishme dhe e
domosdoshme për të mësuar historinë e
parakrijuesve tanë të Adamit dhe Evës.
Eshtë shumë e nevojshme për të mësuar
ne dhe gjithë qenia njerëzore historinë tonë
si dhe për të njohur se kush ishin të parët
tanë, me qëllim që të kuptojmë më mirë
gjendjen e mjeruar ku ndodhemi tani.
… Supozoni se trashëgimtari i një froni
mbretëror dhe i një pasurie të madhe ra
në foshnjërinë e tij në duart e disa njerëzve
keqbërës, të cilët donin ta shfrytëzonin.
Mashtruan ata në fillim atin e tij, e
gënjyen, e nënshtruan, ia rrëmbyen
pushtetin, e dëbuan nga pallati mbretëror
dhe së bashku me familjen e tij e vendosën
në një vend të errët dëshpërimi e trishtimi.

Mashtrojnë tani edhe të birin, të cilin
mundohen ta mbajnë në një gjendje të
pashpresë pa rrugëdalje duke e detyruar
atë që të qëndrojë larg nga origjina e tij
fisnike dhe të drejtat mbretërore. Ah, sikur
të mësonte ky princ se cilët janë ata që me
fjalë të ëmbla, dinake i flasin duke i
ngjallur ndjenja tërësisht të padenja për
gjakun mbretëror që rrjedh në damarët e
tij! Ah, sikur të gjendej dikush që t’i
tregonte origjinën e vërtetë të tij dhe të
drejtat që i përkasin atij nga froni dhe
pasuria kolosale e të atit të tij!
Ah, sikur të ndodhej dikush, i cili të
bënte të mundur me fuqinë e tij
shkatërrimin e tiranëve mashtrues, duke
i dhënë princit gjithçka që i takonte nga
trashëgimia e të atit! Çfarë do të ndodhte
atëherë? Biri i mbretit do të kthehej në një
luan. Do të përpiqej me gjithë fuqinë e tij
për të thyer vargonjtë e robërisë, do të
largohej një orë e më parë nga ky vend i
errët e i padenjë për t’u ngjitur në fronin e
ndritshëm, nga i cili ra babai i tij.
Vëllezër, të gjithë sa jemi pasardhës të
Adamit kuptoni ku është vendi juaj dhe si
ishte gjendja juaj e mëparshme. Jetoni në
një vend internimi dhe vuajtjesh, kaloni ditë
mundimi, hidhërimi, të mbushura me lot
dhe dukeni sikur jeni skllevër të pavlerë,
të cilët si trashëgimi të tyre kanë vetëm
mundimet, vuajtjet, frikën, sëmundjen,
vdekjen dhe sa e sa trishtime të tjera. Mos
u mashtroni! Mësoni kush është origjina
juaj dhe si arritët të ndodheni sot në këtë
vend dëshpërimi, i cili ju mundon çdo ditë
dhe do të shikoni se si zemra juaj do të
mbushet me shpresë dhe se dielli do të lindë
në shpirtrat tuaj të munduar.
Jo, nuk jemi skllevër! Jemi bijtë e
Adamit, të cilin Perëndia e krijoi mbret të
gjithë krijesave dhe i dha atij vendin më
të ndritshëm dhe të lavdishëm deri në
momentin përpara se të binte. Këshilltarë
të ligj dhe dinakë e mashtruan atin tonë
Adam dhe bënë të mundur që të largohej
nga froni mbretëror ku e vuri Perëndia. Ai
u detyrua të internohej në këtë botë së
bashku me familjen dhe pasardhësit e tij.
Nuk jemi kafshë, ashtu siç na quajnë disa,
por jemi princër dhe në damarët tanë
rrjedh gjak shpresëtar dhe hyjnor. Dhe në
qoftë se tani gjendemi të internuar e
izoluar në këtë vend mosmikpritës, mos e
humbni shpresën se herët a vonë do të
dëgjoni zërin e të fuqishmit, i cili kërkon
te na shpëtojë. Princër të internuar, na
thërret zëri i Krishtit për t’u zgjuar dhe
për të rifituar përsëri fronin mbretëror dhe
pasuritë e pashterrshme që djalli
mashtrues nëpërmjet gjarprit rrëmbeu nga
duart e atit tonë Adam. Eshtë pasuria e
juaj. Përse e lini t’ju ikë nga duart? U
përket juvë. Përse qëndroni indiferent? “
Çohuni! – thotë Krishti, – jam unë që do
t’ju ndihmoj dhe që do t’ju shpëtoj. Unë nga
skllevër që jeni sot, do t’ju liroj menjëherë
dhe do t’ju shpall përsëri mbretër.
Kjo është arsyeja, përse është e
dbmosdoshme për të njohur origjinën dhe
trashëgiminë tonë. Në qoftë se nuk e
mësojmë atë, si do të jetë e mundur të
fitojmë përsëri atë që na përket dhe të
gjejmë rrugën e ngushëllimit dhe të
shpëtimit, e cila do të na kthejë përsëri në
atdheun tonë të vërtetë, nga i cili u largua
dhe në pallatin mbretëror, nga i cili u
dëbuam.
A Çaçi