“Erdhi kreshma, nëna e urtësisë; mbrojtësja e pendimit dhe akuzuesja e mëkatit. Mënyra e jetës dhe e sjelljes së engjëjve dhe shpëtimi i njerëzve.”
…Shën Simeon Theologu i Ri, – pas Ungji- llorit Joan Theologu dhe shën Grigor Theo- logut – na paraprin në kuptimin e kreshmës duke na përshkruar frytet dhe dobitë e saj: “Njeriu që ka frikë Perëndinë, nuk e përbuz ligjin e kreshmës. Do t’ju flas për këtë temë, sepse djalli dinak, që urren gjithë të mirat, shkon te çdo i krishterë dhe, duke e lidhur në më- nyrë të padukshme me pakujdesinë dhe për- tacinë, e bind të përbuzë kreshmën e shenjtë, që lind aq shumë të mira shpirtërore dhe ndihmon në shpëtimin tonë. Prandaj ju lutem, të mos e dëgjoni fare armikun e shpirtit tonë, as t’i nënshtroheni pasionit të pango- pësisë dhe as të riktheheni në zakonin e lig të së kaluarës. Çdokush prej nesh të mos harrojë dobinë që shkakton kreshma. Është mjeku i shpartave tanë”.
Duke vazhduar ati i shenjtë, si psikolog i shkëlqyer, përshkruan një nga një të mirat, për të gjithë ne, por dhe për secilindo në veçanti, që sjell kreshma: “Dikujt i përul pasionet tru- pore. Tjetrit i zbut zemërimin. Nga një tje- tër largon gjumin e mëkatit, tjetrit i ofron gatishmërinë që të bëjë bamirësi. Dikujt tjetër i pastron mendjen dhe e çliron nga mendimet dinake. Tjetrit i zbut gjuhën e egër dhe të papërmbajtur, që të mos thotë të te- përta dhe të pahijshme. “Nga fjalët e shumta dhe të kota nuk do t’i shmangesh mëkatit”, thekson Shkrimi i Shenjtë. Një tjetri i pen- gon sytë të shikojë me kureshtje gjëra të kota ose të dëmshme”.
Shën Simeoni, si një mjek shpirtëror, duke përshkruar të mirat e kreshmës nuk resht së theksuari bashkëpunimin midis virtyteve si, të agripnisë me kreshmën: “Kreshma, dalënga- dalë, hollon shtresën e mëkatit që mbulon shpirtin dhe dëbon errësirën mendore, ashtu si dielli dëbon mjegullën, na pastron sytë shpirtërorë dhe na zbulon Diellin e Drejtësi- së, Jisu Krishtin. Kreshma bashkë me agrip- ninë, zbusin ashpërsinë e zemrës dhe na sjellin mallëngjim, atëherë lehtësisht kaloj- më, me hirin e Perëndisë, stuhinë e pasioneve dhe furtunën e ngasjeve; dhe arrijmë në limanin e apatisë”.
Ati i hirshëm, duke iu referuar luftës shpirtë- rore, për sa i përket çrrënjosjes së pasioneve dhe mbjelljes së virtyteve, nuk lë pa na përme- ndur faktorin e rëndësishëm të kohës: “Këto sigurisht, vëllezërit e mi, nuk është e mundur
të bëhen brenda një dite as në një javë, por arrihen me hirin e Perëndisë, në hapësira të mëdha kohore dhe me shumë mundim, në analogji me gatishmërinë dhe vullnetin e secilitdo, masën e besës së tij, dëshirën për përbuzje të mëkatit, thellësinë e pendimit të pandërprerë, nxehtësinë dhe shpeshtësinë e lutjes”. Në vazhdim shenjtori na përmend se kreshma është themeli i virtyteve, mbi të cilin ndërtojmë shtëpinë shpirtërore të shpirtit, si ndërtues të mençur, ashtu siç na do Zoti, në fjalimin e tij në mal (Matth. 7:24-27).
Baza dhe fillimi i gjithë këtyre të mirave është kreshma. Pa kreshmën nuk bëhet punë shpirtë- rore. Ato virtyte që ngremë mbi themelin e kreshmës, janë të patundura dhe të palëkundura, sikur të jenë ndërtuar mbi shkëmb. Kur e nxje- rrim themelin e kreshmës dhe në vend të tij vendosim ngopjen e barkut, atëherë na ndikojnë mendimet dinake e dëshirat trupore dhe pasionet shthurëse, dhe rrëzohet e gjithë ndërtesa e virtyteve. Që të mos ndodhë te ne kjo e keqe, le të ndërtojmë godinën e jetës sonë shpirtërore mbi kreshmën. Por kjo të bëhet me dëshirën tonë, pa shtrëngimin e të tjerëve. Kjo theksohet jo vetëm nga tradita e Kishës sonë, nga kanonet e Sinodeve të shenjta dhe këshillat e Etërve të Shenjtë, por edhe nga Ungjilli i Shenjtë.
Vetë Zoti, kreshmoi dyzet ditë dhe dyzet net; jo se e kishte nevojë kreshmën për të mposhtur të ligun, përderisa është Perëndi i tërëfuqishëm, por se deshi të na japë, ashtu si në raste të tjera, shembull të drejtpërdrejtë dhe personal për imitim…
Kreshma dëbon djallin. Tërheq Shpirtin e
Shenjtë… Ajo jep krahë dhe mall hyjnor, në lutjen dhe lavdërimin e Zotit. Në studimin e fjalës së Tij, sepse është e shkruar: “Njeriu nuk do të rrojë vetëm me bukë, po me çdo lloj fjale që del nga goja e Perëndisë” (Matth. 4:4). Le ta ngopim pra, jo barkun tonë me ushqimet e dheshme, por shpirtin tonë me fjalët e shenjta të Shkrimit të Shenjtë dhe me mësimdhëniet e hirshme të Etërve të Shenjtë. Zoti na vë në përgjegjësi dhe në kujdes, duke thënë në ungjillin e tij: “Nuk po kuptoni se çdo gjë që hyn në gojë zbret në bark, dhe nxirret në jashtëqitje” (Matth. 15:17). Por ushqimi qiellor i fjalës hyjnore, hyn në zemrën e njeriut. Ushqen shpirtin, ndriçon mendjen, shenjtëron të tërë njeriun. Le ta dëbojmë pakujdesinë dhe përtacinë. Cilido që ulet në tavolinë dhe s’ka oreks për ushqim, është i sëmurë trupërisht. Kështu që dhe cilido që nuk e dëgjon dhe nuk e studion fjalën e Perëndisë, me mall dhe me kënaqësi të madhe, është i sëmurë shpirtërisht. S’ka shije nga dhunti shpirtërore, gati për të vdekur nga uria dhe nga etja shpirtërore.
Pra, le të ndërgjegjësohemi për nevojshmë- rinë e kreshmës pasionvrasëse dhe dobiprurëse për shpirtin, që do të na ringjallë shpirtin dhe do të na lehtësojë trupin, do të shtypë pasionet dhe do të nxisë vullnetin tonë në ndeshje shpirtërore, në ushtrim frytdhënës, në uri dhe etje, dhe mall për Jisu Krishtin, që tha: “Unëjam buka ejetës. Ai që vjen tek unë, nuk do të ketë uri; dhe ai që më beson, nuk do të ketë etje kurrë” (Jn. 6:35).
t IGNATI