EmailFacebookKontakt

Prania e heshtur e së Tërëshenjtës le të jetë udhërrëfyese për secilin prej nesh…

“Prania e heshtur e së Tërëshenjtës le të jetë udhërrëfyese
për secilin prej nesh…”

Edhe një herë tjetër Kry- episkopi i Tiranës, Durresit dhe i gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Anastasi, i ndodhur në mes të besim- tarëve të Mitropolisë së Gji- rokastrës, në ditët festive të gushtit, shtoi gëzimin e tyre, dha me predikimin e Tij mësime të vyera dhe shtoi entuziazmin për të ardhmen.

Të dielën para Fjetjes së të Tërëshenjtës, Kryepi- skopi Anastas kreu Litur- gjinë Hyjnore në kishën e re në përfundim, në fshatin e Mesopotamit, qendër e një prej komunave më të populluara të zonës së Vur- gut. Kisha madhështore, në një pozicion dominues për të gjithë zonën, përballë Manastirit historik të Shën NikoIIës, i përkushtohet Apostujve Petro dhe Pavli. Ajo përbën një dhuratë të vyer të Kryepiskopit për besimtarët e zonës dhe për

ta ndërtuar u kapërcyen një sërë vështirësish. Për të shprehur falënderimin e . tyre ndaj Perëndisë, që i denjësoi të kenë këtë kishë së bashku me qendrën shpirtërore dhe edukative në krah, për t’iu gëzuar gjithashtu pranisë së Kryepiskopit Anastas, u grum- bulluan banorë të fshatit, por edhe nga gjithë zona e Sarandës. Ishte vërtet një festë e bukur. Të pranishëm ishin gjithashtu autoritete

lokale dhe politikanë të zonës. Duhet të theksojmë faktin që Kryepiskopi Anastas u ka ndenjur afër këtyre zonave të prekura nga emigrimi, prapambetja ekonomike etj. në çaste shumë delikate dhe i ka ndihmuar me vepra kon- krete të infrastrukturës shpirtërore, por edhe ko- munale.

Para fillimit të Litur- gjisë Hyjnore, Kryepiskopi me klerikët e tjerë që ba-

shkëmeshonin kreu Shër- besën e Ajazmës për këtë vepër të re, si dhe Shërbe- sën e Hapjes së Dyerve, që bëhet për kishat e reja ku meshohet për herë të parë. Ishte i madh emocioni dhe me këtë rast u kujtuan edhe një herë vitet e para të pas- persekutimit, kur liturgjia kryhej poshtë pemëve ose në sheshe të hapura. Sa e madhe është dhurata që Perëndia i bëri Kishës so- në, ku për aq vite u ndërtu-

an kisha madhështore dhe qendra të tjera.

Duke marrë shkas edhe nga Ungjilli i ditës (i dedi- kuar mrekullisë së bekimit të pesë bukëve), Kryepiskopi u bëri thirrje njerëz- ve, që të jenë jo më spekta- torë dhe lavdërues të ve- prës që po bëhet në Kishën tonë, por të bëhen pjesëma- rrës. Se Krishti në shkretë- tirë nuk i ngopi njerëzit nga

(vijon nëfaqen 2)

(vijon ngafaqja 1) hiçi, por nga pak gjëra (pesë bukë dhe dy peshq), që i gjetën nxënësit e tij. Dhe zgjidhjen Zoti nuk ua ofroi menjëherë, por vuri në fillim apostujt e tij që të mendonin për kapërcimin e problemit. Dhe nga ana jonë kërkohet tashmë që jo thjesht t’i përshkruajmë problemet dhe as të gjejmë rrugën e lehtë të shmangies së përballjes me to, por të kemi kurajën që të kërkojmë ndihmën e Perëndisë për zgjidhjen e tyre, pasi të kemi menduar diçka dhe pasi të kemi dhënë kontributin tonë qoftë dhe modest për zgjidhjen e tyre.

Pas Liturgjisë Hyjnore, në qe- ndrën shpirtërore dhe arsimore në krah të kishës vazhdoi një takim i ngrohtë i Kryepiskopit me banorët, autoritetet lokale dhe miqtë e tjerë të ardhur për të marrë bekimin e tij. Kori i të rinjve të Mursisë e mbushte atë hapësirë me këngë të gëzuara kishtare.

Në manastirin e Ravenjës-Goranxi Ditën e hënë, në kujtimin e Fjetjes së të Tërëshenjtës Mari, Kryepiskopi Anastas ishte mes be- simtarësh të shumtë të Dropullit, që ishin ngjitur për t’iu falur kësaj dite në Manastirin e Fjetjes së të Tërëshenjtës, në Ravenjë të Go- ranxisë. Madhështisë së këtij mo- numenti orthodhoks i bashkohet peizazhi i mrekullueshëm malor.

Qindra besimtarë, duke mos përfillur ngjitjen e vështirë, ishin bashkuar në një lutje të përbashkët për të Tërëshenjtën. Një lutje, ku veç të tjerash Kryepiskopi i ftoi të vendosin edhe synimin, që mana- stiret tona të fillojnë përsëri të kenë gjallëri, të përjetojnë përsëri ditë të madhështisë së dikurshme. Dhe shembulli i parë është pikërisht ky manastir, ku me këmbënguljen dhe fonde të siguruara nga Kryepiskopi u çel rruga prej 3.5 km dhe u bënë ndërhyrjet emergjente në çatinë e kishës, si dhe një sërë punësh kon- servuese në godinat e tjera të ma- nastirit, për t’i mbajtur ato në kë-

për një ndërhyrje të plotë. Është edhe një impenjim shumë prekës i të gjithë komunitetit të fshatit për mirëmbajtjen e manastirit, për ru- ajtjen nga abuzuesit të pasurisë së tij në livadhe dhe kullota etj.

Para Liturgjisë Hyjnore, Kryepiskopi Anastas kreu shërbesën e posaçme të Ajazmës për vendet e

shenjta që janë vandalizuar. Kryepiskopi predikoi për këtë ditë të shenjtë kushtuar Fjetjes së të Tërëshenjtës Mari, një personi kaq të afërt për shpirtin e çdo besim- tari orthodhoks. “Dhe ne ortho- dhoksët e Kishës së Shqipërisë kemi shumë arsye për ta ndjerë aq afër të Tërëshenjtën: për ndërmje- timin e saj të pandërprerë tek Pe- rëndia Jisu Krisht, që t’i gëzohemi kësaj ringjalljeje të vrullshme të besimit tonë, të kësaj ringritjeje

me Kryepiskopin Anastas – nga hiri i shkatërrimit të Kishës sonë. Vështirësi, theksoi Kryepiskopi, do të kemi edhe në të ardh- men, por të mos harrojmë për asnjë çast se me lutjen tonë e kemi mu- ndësinë t’i drejtohemi Nënës së Tërëshenjtë të Krishtit dhe rrjedhi- misht të gjithë njerëzimit për ta falur përdëllimin e Tij. Dhe le të fry- mëzohemi nga fakti se në të gjitha

tregimet që Ungjijtë na rrëfejnë, figura e së Tërëshenjtës është e pranishme me heshtjen e saj modeste. Është e pranishme pa zhurmë dhe kryesisht me përulësinë e saj dhe me dashurinë e pakufishme për njerëzimin…”

Këtij gëzimi të ditës iu shtua prania e shumë fëmijëve dhe të rinjve që jetojnë në Greqi dhe që ditë të tilla përbëjnë raste të rralla për t’u lidhur me vendin e lindjes dhe për t’u ndjerë krenarë me ma-

dhështinë e objekteve të tilla të tra- shëgimisë sonë krijuese. Krijimtari, që rrënjët i ka thellë në emocionin që shkakton besimi tek Perëndia i Ngjallur Jisu Krisht.

Mbrëmësoren e Fjetjes së Hyj- lindëses Kryepiskopi e celebroi në kishën me të njëjtin emër në fshatin Dervician, ku gjithashtu u foli dhjetëra besimtarëve të pranishëm për figurën e gjithënderuar të Hyjlindëses, si dhe për përparimin e paimagjinueshëm që është bërë në Kishën tonë. Dëshmitarë të kësaj ngjalljeje janë edhe banorët e Der- vicianit, ku në enorinë e tyre nën kujdesin e Kryepiskopit funk- sionojnë grupe aktive të rinjsh, që interesohen për katekizëm, ikono- grafi, muzikën kishtare. Me finan- cimet dhe kujdesin e vazhdueshëm të Kryepiskopit gjithashtu janë ndërtuar nga themelet godina ma- dhështore, ku funksionon Instituti i Formimit Profesional, si dhe një qendër e bukur shpirtërore për ne- vojat e enorisë.

Kryepiskopi vizitoi gjithashtu punimet në përfundim në Qendrën Arsimore “Emaus”, në hyrje të Gjirokastrës, ku me shpresën e Perëndisë dhe nën përkujdesjen e Tij do të funksionojë së shpejti një tjetër institucion i përgatitjes shpir- tërore dhe profesionale.

Orfea Beci

– Panairt i Fjetjes së të Tërëshenjtës Mari me Kryepiskopin Anastas –
Kisha dhe qendra shpirtërore, të përuruara në fshatin Mesopotam, Sarandë

– Panairi i Fjetjes së të Tërëshenjtës Mari