Pranë vëllezërve
– Mitropolia e Korçës shpërndan ndihma të
konsiderueshme për të ardhurit nga Kosova –
Opinioni i vendit tonë
është vënë në dijeni nëpërmjet
medias etj., lidhur me pro-
gramet sociale të zhvillimit dhe
emergjencës që ka ndërmarrë
Kisha Orthodhokse Autoqefale
e Shqipërisë, me interesimin e
drejtpërdrejtë të Kryepiskopit
Anastas, për shqiptarët e dë-
buar nga Kosova. Në Korçë, me
përkujdesjen e Mitropolitit
Joan, u shpërndanë sasi të
konsiderueshme ushqimesh e
veshmbathjesh për të ardhurit
e parë nga Kosova.
Në kampet e shumta të
ngritura janë dhënë ndihma të
konsiderueshme, si: në Plasë 15
tonë ushqime dhe 50 pako
veshmbathje; në Lozhan 4,5
tonë ushqime, në Dvoran 860
palë veshje të brendshme ,1 ton
ushqime dhe 45 pako me veshje
të tjera; në Ersekë 1 ton ushqi
me; në Hoçisht 1 ton ushqime;
në konviktin e shkollës “Demir
Progri” 910 palë veshje, të gjitha
të reja; në kampin e punëtorëve
230 pjata, 100 lugë, tenxhere
kuzhine, 66 pako me kuti qu-
mështi për fëmijë të vegjël, 565
veshje të brendshme, 50 veshje
grash, të gjitha të reja.
Përveç këtyre ndihmave
dhe të tjerave që vazhdojnë të
ndahen, me rastin e ardhjes të
afërsisht 14000 kosovarëve nga
Maqedonia, me interesimin e
Mitropolitit të Korçës Joan,
Kisha jonë dhe personalisht
Kryepiskopi Anastas dërguan
me urgjencë në Mitropolinë e
Shenjtë të Korçës një ndihmë
ushqimore prej 40 tonësh, të
destinuar për prefekturën tonë.
Ishin ditët e para të këtij fluksi
të paparë të ardhurish dhe kjo
ndihmë arriti në kohën e
duhur. Ajo konsistonte në 10
tonë vaj, 9 tonë makarona, 7
tonë sheqer, 5 tonë detergjentë,
0,5 ton kripë, si dhe sapunë e
pasta dhëmbësh. Kjo ndihmë u
magazinua nga prefektura e
Korçës në depot e rezervave të
s’htetit dhe për shkarkimin e
saj ndihmoi reparti ushtarak
në fshatin Mborje. Marrja në
dorëzim u bë me dokumenta të
rregullta në prani të përfaqë-
suesve të prefekturës e atyre të
Mitropolisë së Shenjtë të Ko-
rçës. Nga kontrolli që është
bërë nga ana e Kishës sonë,
është konstatuar se kjo ndihmë
iu është shpërndarë të katër
rretheve të prefekturës së
Korçës sipas planit të aprovuar
nga prefektura, brenda një
kohe të shkurtër disa ditore.
Mitropolia e Shenjtë e Ko-
rçës dhe të gjithë besimtarët
orthodhoksë urojnë vëllezërit e
ardhur nga Kosova që të
kthehen sa më shpejt në vatrat
e tyre dhe i siguron se edhe
ndihma të tjera nuk do t’u
mungojnë nga Kisha jonë
Orthodhokse Autoqefale.
Thoma Piluri, Grigor
Mulla, Vasil Stasa