EmailFacebookKontakt

Pranë fëmijëve jetimë

Grupi i grave orthodhokse “Përhapja e Dashurisë”, në bashkëpunim me zyrën e katekizmit kanë zhvilluar veprimtari edhe në bashkëpunim me shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli”. Në to u përfshinë kurse pikture, muzike, biseda me tema të ndryshme, si dhe aktivitete për argëtimin e fëmijëve. Kjo u realizua gjatë fundjavave.

Si fillim u morën dhe u shëtitën 10 fëmijë të klasës së parë dhe të dytë, duke organizuar me ta çaste të ngrohta shpirtërore, si: lojëra, tregime dhe vjersha etj. Kjo veprimtari u prit shumë mirë nga fëmijët, që dëshironin të përsëritej dhe kjo do bëhet në javët e ardhshme.

Diçka emocionuese ishte veprimtaria e organizuar posaçërisht me fëmijët e familjes nga Hasi, e njohur nëpërmjet mediave për tragjedinë e rëndë që kaloi dhe që tani strehohen në këtë jetimore. Atau morën nga gratë e grupit, të cilat iu blenë nga një kostum sportiv, i çuan tek këndi i lojërave etj, duke kaluar një ditë mjaft të gëzueshme. Këta fëmijë, përveç ndihmës materiale, kanë një nevojë tepër të madhe për dashuri e ngrohtësi dhe këtë e ndieje në fjalët e falënderimet e tyre të sinqerta.