EmailFacebookKontakt

Poloni: Numri i 200-të i Revistës Orthodhokse

Poloni
Numri i 200-të i Revistës Orthodhokse
Revista orthodhokse polake “Prezeglad Prawnoslawny”, publikoi në shkurt
numrin e saj të 200-të. Ajo u themelua në vitin 1985, nga një grup laikësh
orthodhoksë dhe ka për objektiv të bëjë të njohur teologjinë, historinë dhe
traditën kulturore të Kishës Orthodhokse. Ajo ka botuar përkthime të
rëndësishme të teksteve të teologëve bashkëkohorë dhe i ka dhënë mjaft vend
edhe jetës së Kishës në Poloni dhe të orthodhoksisë në botë.
Revista del me 52 faqe në polonisht, dhe me disa faqe në gjuhët ukrahinase
dhe bjelloruse, me një tirazh prej 6 mijë kopjesh.