EmailFacebookKontakt

Poezi nga lexuesit e “Ngjalljes”

Qjithçka për Zotin Kriskt
Perëndia më ka dhënë gjuhën, që Zotin Krisht të lëvdoj,
Perëndia më ka dhënë veshin, që Zotin Krisht të dëgjoj,
Perëndia më ka dhënë syrin, që Zotin Krisht të shikoj,
Perëndia më ka dhënë zemrën, që Zoti Krisht aty të jetoj,
Perëndia më ka dhënë mendjen, që për Zotin Krisht të
mendoj,
Perëndia më ka dhënë fuqi, që për Zotin Krisht të punoj,
Perëndia më ka dhënë jetën, që për Zotin Krisht të jetoj.
Të lutem, o Perëndi merrmi të gjitha sërish,
Kur të shikosh që largohem nga Zoti Krisht.
Llukan S. Stavro
Kush është Ai?
Kush është Ai,
Që i thotë të vdekurit,
Kthehu në jetë!
Kush është Ai,
Që i thotë të verbërit,
Shiko!
Kush është Ai,
Që dhe valët e detit
i binden
Vallë -kush është Ai?
Ai është fryma
E jetës sime,
Ai është zemra
dhe lumturia ime.
Konstandina Popi
(vijon nga faqja 7)