Asdreni – Lutja e të humburve
O Zot, i Madh i jetës Ati ynë
që përmban gjithësinë pa mbarim,
përpara Teje vijmë sepse i yt jemi
të kemi shtyllë, shpresë në ngjallim
Me krye përulur kurdoherë
ty, lutje po të sjellin dhe sot, por…
Jemi edhe të verbër, të pandjerë
për t’u njohur më mirë o At qiellor!
Ty ne të kemi ndihmë nat’ e ditë
dhe mirësinë Tënde, mal që ke,
dërgojena, ndërtona me një dritë
sepse i plotfuqishmë veç Ti je!
Mëkatet Atë falnai, kij mëshirë
se ne pa vetdije jemi sot;
e ndjen zemra dhe shpirti shumë mirë
po s’kemi zë as gojë, s’flasim dot!
Ti pra o shpres’ e naltë hape dorën
dhe bekimin na dërgo si fuqimath
me ngushëllim na mbush zemrën të gjorën;
na mblith gjith nd’ atë kopësht, gjith n’ atë vath.
Nga At Stavri Çipi
Ungjëllit tim
O i mirë,
mos më ler
vdekja të më marrë;
Dorën pa ma lehtësuar,
buzën pa ma mjalëzuar,
shpirtin pa ma zbukuruar.
Toka s’më tret
ashtu të shëmtuar.
Kryqi im
Udhës për amëshim
e mbaj fort
dhe më mban
kryqi im.
Kriptokristianët
Ishte kohë e egër me Sulltanë,
e ashpër luftohej feja.
Binin poshtë këmbanoret,
lart ngrihej minareja.
Thyhej kryqi mizorisht,
prishej kishë e mjerë,
përndiqeshin tmerrësisht
shqiptarët e krishterë.
Po besimi nuk u shua
si s’thahet rrënja ndënë dhe.
jetuan kriptokristianët
diell i bukur nëpër re.
O gjyshër, etër shpatarakë
me ju sot jam i lumtur,
se besimin të kuq si flakë
e ruajtët të patundur
Vrasja e vetevetes
Fare pa kuptuar
i mjeri njeri,
me zemër e shpirt,
po bën tragjedi.
Trupin edhe shpirtin,
drejt vdekjes i çon,
Sida-n edhe krimin
përse s’i ndalon?
Përse s’i thotë jo
luftës e urrejtjes,
A nuk është kjo
vrasje e vetvetes?