Më 1 nëntor, me ndërtimin e bazamentit, filluan në Shpat të Elbasanit punimet e fazës së parë për ngritjen e kishës së re të fshatit Gjinar. Ky investim është në vazhdim të shumë të tjerëve me karakter social të kryer në këtë komunë me fondet e KOASH.
Kisha e re, me një projekt të bukur, do të jetë me elemente parafabrikat dhe do të ketë një sipërfaqe prej 250 m2, me lartësi maksimale rreth 12m. Objekti po ngrihet në një vend dominues në qendër të komunës dhe është një tjetër dhuratë e Kryepiskopit Anastas për krahinën e Shpatit, e cila plotëson dëshirën dhe kërkesat e shumta të besimtarëve orthodhoksë.
Korresp. i “Ngjalljes”