“Po jetojmë realizimin e një dëshire të zjarrtë”
(Korçë, 25.07.1998)
Hirësi, Mitropolit i
Beratit, z.Ignat, Hirësi,
Mitropolit i Korçës, z.
Joan, të respektuar Etër
dhe vëllezër, Z. Kryetar i
Bashkisë, zotërinj de-
putetë,
Popull i zgjedhur i
Korçës,
“Shpirti im lëvdon Zotin.
Unë do ta lëvdoj Zotin derisa
të kem jetë, do të këndoj lavde
për Perëndinë tim gjatë gjithë
jetës sime” (Psal. 145:1). La-
vdërimi dhe falenderimi
mbushin shpirtin tonë gjatë
këtij çasti, kur, pas shumë
lutjesh dhe përpjekjesh, po
jetojmë realizimin e një dë-
shire të zjarrtë, të cilën, siç
mundta kujtojnëmëtë vjetrit,
(vijon në faqen 8)
(vijon nga faqja 7)
e kisha shprehur qysh në vitin e
pare, kur mora detyrën e Krye
piskopit: Ta shoh Kishën tonë të
organizohet me dhiakë, priftërinj
dhe episkopë Orthodhoksë nga
brezi i ri i bijve të Shqipërisë.
Këto ngjarje të bekuara i jetojmë
këto ditë mc Hirin e Perë-
ndishëm: Të hënën, më 20 ko-
rrik, me dorëzimin si Mitropolit
i Korçës i birit tim të shtrenjtë
shpirtëror Joan dhe sot, me fro-
nëzimin e tij në Korçën e dashur.
Shumë shtrëngata, sprova,
hidhërime, përndjekje dhe go-
ditje me gurë pësuam për të
mbërritur deri këtu, “Kaluam
përmes të zjarrit dhe ujit dhe
Perëndia na nxori në lëndinë”.
Sa e sa herë u gjendëm pa rru-
gëdalje. Por besa, dashuria e
sinqertë, lutja me gjithë zemër e
popullit Orthodhoks, në pararojë
të të ciiit ndodhen shpirtra të
zgjedhur të këtij qyteti, rrëzonin
pengesat dhe neutralizonin
kurthet. “Edhe sikur të ecja në
luginën e hijes së udekjes, nuk do
të kisha frikë nga asgjë e keqe,
sepse Ti je me mua” (Psal. 22:4),
psalnim në mënyrë të përsëritur
gjatë kthesave kritike të këtyre
viteve, kur së bashku me përgje-
gjësinë e përgjithshme të rimë-
këmbjes së Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë, shër-
beva edhe si Mbikqyrës i Mitro-
polisë së Shenjtë të Korçës. Me
fuqinë e Perëndisë, me përku-
shtimin entuziast dhe mbështe-
tjen e popullit të bekuar të Ko-
rçës, me ndihmën e mijëra miq-
ve, u bëmë të denjë të rimarrim
këtë Kishë të vjetër Mitropolita-
ne; të ngremë nga themelet, m’u
në zemër të qytetit, Katedralen
e re të Ngjalljes, të ndërtojnë në
këtë dioqezë nga themelet 30
kisha të reja dhe 40 të tjera, që
u rikonstruktuan ose u riparuan,
si dhe 22 paraklise; të rikonstru-
ktojmë artistikisht Ndërtesën e
Mitropolisë, të hapim klinikë,
kopshte për fëmijë, të rnarrim
ndërtesë të re për Qndër të
Rinisë, një vepër e rëndësishme
ndërtimore, për të cilën u shpe-
nzuan rreth 600 milionë lekë.
Gjithashtu, të arsimojmë, të
dorëzojmë dhe të udhëheqim në
hapat e tyre të para 22 priftërinj
dhe dhiakë të rinj, të gëzojmë
organizimin dhe zhvillimin e
SHTATOR 1998 NGJALLJA 9
shoqatave të Intelektualëve, të
Grave dhe të Rinisë. Psalmisti
përsëri jep përmbledhjen më të
mirë të kësaj udhe: “Ata që
mbjellin me lot, do të korrin me
këngë gëzimi. Vërtet ecën, duke
qarë ai që mban farën që do të
mbillet, por ai do të kthehet me
këngë gëzimi, duke sjellë duajt e
ty”(PsaL 125:5-6).
Ju jam mirënjohës juve, o
korçarë të dashur, për besimin e
madh, dashurinë e përzemërt
dhe përkushtimin, me të cilat më
rrethuat gjatë gjithë këtyre
viteve të vështira, që nga ardhja
ime në Shqipëri. Ju e dini se të
njëjtat ndjenja ushqej edhe unë
ndaj jush. Ju jeni gjithnjë
“gëzimi dhe kurora ime”.
Ju lutem, rrethoni me të një-
jtin besim dhe dashuri edhe
Mitropolitin tuaj të ri. Për sha
me kohë, ai mësoi pranë meje
dhe unë pata gëzimin ta dorëzoja
dhiak, prift dhe episkop. Mos
lejoni që informacione dhe pë-
shpëritje të papërgjegjshme t’ju
ndikojnë.
Dhe tani, Vëlla fort i dashur
Në joto: Kryepiskopi Anastas duke Jolur në Fronëzimin e hnzot Joanit
Joan, po merr përgjegjësinë për
të vazhduar, për sa vite do të japë
Perëndia, baritimin e kësaj grigje
të rrallë të Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë, që
dallohet për shumë cilësi dhe
mundësi të shquara. Ta duash
me gjithë shpirt, kujdesu që ta
udhëheqësh me urtësi, përulësi,
dhembshuri dhe, kryesisht me
vetmohim. Fjala e Apostull Pa-
vlit le të jehojë përherë në me-
ndjen tënde: ”Kini, pra kujdes
për ueten tuaj dhe për gjithë tu-
fën, mbi të cilën Shpirti i Shenjtë
ju ka vënë ju kujdestarë, që të
kullotni Kishën e Perëndisë, të
cilën Ai e fitoi me gjakun e tij”
(Vep. 20.28).
Në misionin tënd të ri e
kërkues nuk ke për të qenë ve-
tëm. Dashuria me gjithë shpirt
dhe kujdesi ynë real do të të
shoqërojnë qëndrueshëm. Do të
kujdesemi që të përfundojnë si
Katedralja, ashtu edhe të gjitha
veprat që filluan në dioqezën e
Korçës gjatë 7 viteve të fundit.
Në çdo nevojë dhe vështirësi, do
të kesh mbështetjen tonë. Veç
kësaj, problemet e gjithë Kishës
Orthodhokse Autoqefale të
Shqipërisë do t’i zgjidhim me hi-
rin dhe ndriçimin e Shpirtit të
Shenjtë, të gjithë episkopët së ba-
shku, në Sinod. Formimi i Si-
nodit të Shenjtë, pas kaq përpla-
sjesh të shumëllojshme dhe
peripecish prej shumë dekadash,
është një dhuratë tjetër e veçantë
e Perëndisë për Kishën tonë.
Gjatë çastit të hirotonisë
tënde në Episkop, kujtova disa
karakteristika bazë të Krye-
priftit Orthodhoks, të cilat duhet
të përpiqemi t’i jetojmë edhe ne
në epokën tonë. Ndërsa sot po të
dorëzoj stafetën – llambadhë pa-
skale, për të vazhduar përpjekjen
dhe udhën tënde në periudhën e
re apostolike që po kalon Kisha
jonë këtu në Shqipëri, po sjell
në mendje përvojën e mrekullu-
eshme të Apostull Pavlit, e cila
duhet të na udhëheqë:
“Si bashkëpunëtorë të Tij, ju
lutemi të mos e pranoni më kot
Hirin e Perëndisë”. Dhe vazhdon:
“Në kohë të favorshme të dëgjova
dhe në ditë shpëtimi të ndihmo-
va. ’’Koha e favorshme është tani,
dita e shpëtimit është tani”. Që
t’i përgjigjemi nderit, por edhe
përgjegjësisë së madhe të
misionit tonë episkopal, kërko-
het që të jetojmë:
a) “Me shumë durim” ndaj
pikëllimeve, vuajtjeve, pri-
vimeve, fshikullimeve, burgo-
sjeve, trazirave, mundimeve, pa-
gjumësisë dhe urisë.
b) “Në dëlirësi”; Tundimet e
shoqërisë moderne përgjojnë.
Infektimi i fantazisë me ndotjet
e ndryshme, nuk përjashton
askënd.
c) “Me dije”; Je një njeri që
e do dijen dhe studimin the-
ologjik. Këto duhet t’i kultivosh
me thellimin e vazhdueshëm në
mendimin e Ungjillit dhe Etërve
të Shenjtë..
d) “Në zemërgjcrësi dhe
mirësi”; Vetëm me zemër të
madhe, tolerance dhe mirësi do
të arrijmë që të kapërcejmë
vogëlsitë njerëzore rreth nesh, të
mos thyemi ose të zhgënjehemi.
e) “Në dashuri pa hipokrizi”.
Dashuria e painteres dhe e gë-
zueshme, siç na e zbuloi Krishti,
mbetet fuqia thelbësore e Epi-
skopit Orthodhoks. Dashuri spo-
ntane ndaj të gjithëve, ndaj
miqve dhe kundërshtarëve, pa
kursim, pa asnjë dallim për
shkak të prejardhjes, kulturës,
interesave.
0 “Në shpirt të shenjtë… me
fuqi Perëndie”. Duke pasur si
udhërrëfyes, në çdo vlerësim,
mendim dhe veprim, ndriçimin
e Shpirtit të Shenjtë. Duke pasur
besim jo në aftësitë tona, por në
fuqinë e Perëndisë Triadik. Me
sigurinë se vetëm jemi të varfër
dhe të dobët dhe se vetëm me
Hirin e Perëndisë mund t’u për-
gjigjemi përgjegjësive tona.
Kështu të ecësh, biri im fort
i shtrenjtë Joan. Dhe le të mos
të të ndikojnë vështirësitë e
jashtme dhe kundërshtitë e
çuditshme që edhe ato janë pjesë
organike e jetës sonë. Le ta
vazhdojmë përpjekjen tonë apo
stolike episkopale “në lavdi dhe
në çnderim, me emër të mirë dhe
me emër të keq, si gënjeshtarë,
por të vërtetë; si të panjohur, por
të njohur, si njerëz që vdesin, por
ja, jetojmë; si të ndëshkuar, por
jo të vrarë; si të brengosur, por
gjithnjë të gëzuar, si të varfër, por
shumë veta i bëjmë të pasur, si
njerëz që s’kanë asgjë, por kanë
gjithçka”.
Dhe sot, ndërsa po të dorëzoj
stafetën për të vazhduar për-
pjekjen e baritimit të popullit të
bekuar të Korçës, kujtoj fjalët e
Apostull Pavlit për nxënësin e
tij të dashur, Timotheun: “Bëhu
shembullpër besimtarët në fjalë,
në sjellje, në dashuri, në Frymë,
në besim, në dëlirësi…m.os e ler
pas dore dhuntinë që është në
ty…” Kushtoju atyre tërësisht, i
dashur Joan, që përparimi yt të
jetë i dukshëm për të gjithë,
sepse duke vepruar kështu, do të
shpëtosh veten dhe ata që të
dëgjojnë.
Nga thellësia e shpirtit
urojmë të gjithë, që shërbesa jote
episkopale të jetë një udhë drejt
shenjtërimit, bekim për tërë
Mitropolinë e Korçës dhe, më
gjerë, për Kishën Orthodhokse
të Shqipërisë.
“Dhe Atij që mund t’ju ruajë
nga çdo rrëzim dhe t’ju nxjerrë
para lavdisë së tij të paqortue-
shëm dhe me ngazëllim, të ve-
tmit Perëndi të ditur, Shpëtim-
tarit tonë, i takon lavdia dhe
madhështia, fuqia dhe pushteti,
tani dhe përjetë. Amin”