EmailFacebookKontakt

Plaget e Krishtit

Shkrimi i Shenjte nuk na e thote qarte se plaget e Krishtit ishin pese. Por ky eshte realiteti i tmershem: dy ne duar; dy ne kembe dhe nje ne brinje. Nga peronat. Nga mekatet tona. Te mbertheyera duart qe bekonin! Te mbertheyera kembet qe ecnin ne udhen e se vertetes! E gozhduar brinja qe ndezi zjarrin e shenjte e te hyjshem te dashurise! Ashtu e deshi Biri i Perendise.

Qe t’i mbertheheshin duart per mekatet qe bene duart tona (krime, vjedhje, dhune).

Qe t’i mbertheheshin kembet per mekatet qe bene kembet tona (nje pyll me kembe) qe nxituan te bejne te keqen, cdo te keqe!

Qe t’i shpohej brinja afer zemres, sepse zemra jone ishte e mbushur me cdo te keqe: mungese besimi, mendime blasfemie, deshira shtazore, urrejtje dhe cmire, plane demonike kunder vellezerve, kunder miqve, kunder Perendise!

U mbertheyen duart e Krishtit qe te sherohen mekatet qe bene duart e tua!

U mbertheyen kembet e Tij qe t’i kthejne kembet e tua nga rruga e humbjes!

U shpua brinja e Tij qe te pastroje zemren tende nga mendimet dhe deshirat mekatare!

Kur diktatori i frishem i Anglise Kromvelli filloi te rrembente pronat e manastireve dhe te kishave, u organizua nje demonstrate e madhe proteste.

Mijera pankarta dhe mbi to fjalet: “Pese plaget e Krishtit”.

Diktatori u terhoq. U pendua. Jo per ndonje arsye tjeter, por per faktin se respektoi fjalet qe ishin shkruar ne pankart: “pese plaget e Krishtit”!

Mesohu t’i respektosh edhe ti!

Pese jane plaget e Krishtit! Pese burimet e gjakut te Tij. Prej tyre rrodhi gjaku i Tij, qe shenjteroi dheun dhe shperbleu gjinine njerezore. Me gjakun e Tij, qe rrodhi nga pese plaget e Tij, lan cdo besimtar te Tij.

Si mrekullibers dhe i plotefuqishem Krishti mori pese buke dhe ushqeu me to pese mije shpirtra! Ashtu veproi dhe me gjakun e Tij. Me te mund te ushqeje shpirterisht miliona besimtare. Ky eshte Kungimi Hyjnor! Kujdesu, pra, qe te Premten e Madhe te qendrosh poshte Kryqit te Tij. Edhe lutja te te pastroje edhe ty me Gjakun e Tij. T’i jape jete shpirtit tend. Ne menyre qe Ngjalljen te therrasesh edhe ti, se bashku me miroforet e shenjta. Me te vertete u Ngjall Zoti.