EmailFacebookKontakt

Peshtani – Rrënjë të thella në traditën orthodhokse

Peshtani – Rrënjë të thella
në traditën orthodhokse

Banorët e parë të fshatit
Peshtan, qenë vendosur në li-
ndje të fshatit, në vendin e qu-
ajtur Shën Thanas, ku kishte
mjaft kullota, pyje lisi, burime
etj. Aty gjenden varrezat e
vjetra, si dhe gërmadhat e një
kishe, në rrënojat e së cilës, vite
më vonë u ngrit Kisha e Shën
Kollit.
Në librin e teologut Theofan
Popa “Mbishkrime të kishave
në Shqipëri”, botim i Aka-
demise së Shkencave, në faqen

35 dhe më konkretisht, tek
treguesi kronologjik i mbi-
shkrimeve thuhet: “Mbishkri-
mi i ndërtimit të kishës së Shën
Kollit në Peshtan të Përmetit,
i përket shekullit të XVIII-të.
Ky mbishkrim gjendet i shkru-
ar me tulla të murosura, në fa­
qen e murit verior të kishës së
Shën Kollit”.
“Α°ΙΟΣ ΝΙΚΟΛΑΟΣ Η
ΑΛΑΛΕ ΠΕΣΤΑΝΙ +”
Sipas përkthimit të Theo­
fan Popës na jepet: – “Shën Kolli

i Peshtanit” e me pas teologu
shton se fjalën “Halale” nuk e
kuptojmë. Kisha e Shën Kollit
gjendet në mal, ndërmjet
katundit Peshtan të Përmetit
dhe kalasë së Malëshovës.
(Shih. Th. Popa. Mbishkrime të
kishave në Shqipëri, N 500).
Duke u mbështetur në një
historik të fshatit rezulton; – se
ndërmjetviteve 1925-1926 fsha-
ti ka pasur rreth 140 shtëpi,
nga të cilat 100 shtëpi qenë të
(Vljon në faqenlO)

Peshtani – Rrënjë të thella në traditën orthodhokse
(vijon nga faqja 9)
besimit orthodhoks. Disa nga
fiset e besimit orthodhoks qenë:
Kushëngjinajt, Xhagjikajt,
Dafajt (Prifti), Cekajt, Laçajt,
Fështajt, Kumajt, Gjokajt,
Vllehajt, Lenajt etj.
Në një dokument tjetër, më
të hershëm, që i përket vitit
1913, gjejmë se: fshati Peshtan
ka pasur gjithsej 680 banorë,
nga të cilët 505 qenë të besimit
orthodhoks. Të krishterët kanë
pasur pesë kisha:
1. Kishën e Shën Tha­
nasit.
2. Kishën e Shën Kollit.
3. Kishën e Shën Marisë.
4. Kishën e Shën Ko-
nstandinit.
5. Kishën e Shën e Pre­
mies.
Popullsia orthodhoske i
varroste besimtarët pranë
kishave: lagjja e sipërme e
fshatit, pranë kishave të Shën
Thanasit dhe të Shën Marisë,
ndërsa lagjja e poshtme pranë
kishës së Shën e Premtes.
Nëpër kishat e fshatit Pe­
shtan kanë shërbyer këta
klerikë: At. Spiro Kume, At.

Nine Fështi, At. Leka Prifti, At.
Jani Kume, At. Thanas Prifti
dhe At. Gjergji Suli. Ky i fundit
ishte veprimtar i shquar i sho-
qërisë “Vatra”. Kishte miqësi të
ngushtë me Imzot Theofan No-
lin dhe mbante lidhjet ndërmjet
Kishës Orthodhokse Autoqefale
të Shqipërisë e asaj të diaspo­
res. Në këtë shoqëri patriotike
dhe atdhetare bënin pjesë edhe
peshtanakë të tjerë, si për she-
mbull Simo Kume dhe avokati
Margarit Xhagjika. Emrin e
ketij të fundit e gjejmë në hbrin
e Fan Nolit me titull “Uratore
e Kishës Orthodhokse”, tek
lista e atyre që ndihmuan për
botimin e librit, në faqen 597.
Nëpër kishat e Peshtanit
kanë qenë psaltë; Risto Kume,
Koço Llukani (Mësues i meri-
tuar), Koço Fështi etj. Ky i fu­
ndit në vitet e diktaturës, kur
ushtrimi i besimit ishte i nda-
luar, vazhdonte të mbante
lidhje me të krishterët e fshe-
htë, si për shembull me At. Ko-
zmain nga Bestrova, me teo-
logun Theofan Popa, motrat
Cico nga Korça etj., të cilët va-
zhdonin në fshehtësi shërbesat
dhe ritet fetare.
Gjithashtu, pas lejimit të
ushtrimit të fesë në vitin 1990,
shumë peshtanakë, u aktivizu-
an në ringritjen e Kishës sonë
orthodhokse, duke ndjekur
seminare e shkolla teologjike e
duke qenë orthodhoksë aktivë
në ringjalljen e kësaj kishe nga
rrënojat.
Bashkë me këtë ringjallje
shpirtërore, në të ardhmen
lutemi me gjithë shpirt, dhëntë
Perëndia, për rikonstruksionin
e njërës prej kishave të fshatit,
me qëllim që kjo traditë or­
thodhokse t’u përcillet edhe
brezave që do të vijnë.
Megjithëse këtu, nuk mund
të lemë pa përmendur një fak
negativ. Kohët e fundit në
fshat, disa njerëz të papër-
gjegjshëm po përpiqen të shka-
tërrojnë e zhdukin dëshmitë e
vjetërisë në objektet ortho­
dhokse të kultit. Kjo duhet
ndalur sa më parë, sepse po
cënon rëndë marrëdhëniet dhe
tolerancën tradicionale ndër-
fetare
Andrea Llukani, Erion Prifti