ë ί,
ί·
ë
a
i
3
t
t
Në Dhiatën e Vjetër Pe- sëdhjetorja (Pentikostia) ishte festa që kremtohej pe- sëdhjetë ditë pas Pashkës. Ajo kremtonte dhënien e dhjetë urdhërimeve nga Pe- rëndia Moisiut, në malin e Sinait.
Në Dhiatën e Re të Me- sias, ngjarja e Pashkës merr një kuptim të ri, si kremtimi i vdekjes dhe ngjalljes së Krishtit, “eksodi” i njerëzve prej kësaj bote mëkatare në Mbretërinë e Perëndisë. Gjithashtu, në Dhiatën e Re, Pesëdhjetorja është përmbushur dhe rinuar me ardhjen e “ligjit të ri”, zbri- tjes së Shpirtit të Shenjtë mbi nxënësit e Krishtit.
Kur erdhi dita e Penti- kostisë, ata ishin të gjithë bashkë, në një mendje të vetme, në të njëjtin vend. Dhe befas nga qielli erdhi
I bekuar je, o Krisht Perëndia ynë, që i tregove peshkatarët të gjithurtë, duke iu dërguar Shpirtin e Shenjtë dhe me anën e tyre rrjetove tërë botën, Nieridashës, lavdi më Ty! … .
J J (Perleshorja)
Kur i Larti zbriti dhe përzjeu gjuhët, i përndau kombet. Por, kur dërgoi gjuhët e zjarrta, të gjithë i thirri në bashkim. Prandaj, me një zë, ne lavdërojmë Shpirtin e Tërëshenjtë.
(Shkurtorja)
një ushtimë, si ajo e një ere që fryn furishëm dhe e mbushi gjithë shtëpinë ku ata po rrinin. Dhe u dukën mbi ata gjuhë si prej zjarri, të cilat ndahe- shin dhe qëndronin mbi secilin prej tyre. Edhe u mbushën të gjithë me Shpirtin e Shenjtë… (Veprat 2:1-4).
Shpirti i Shenjtë, të cilin Krishti u kishte premtuar nxënësve të tij, erdhi ditën ePentikostisë(Joani 14:26, 15:26; Lluka 24:49; Veprat 1:5). Apostujt morën “fuqi prej së larti” dhe filluan të predikonin dhe të jepnin dëshmi për Jisuin si Krishtin e ngjallur, Mbretin dhe Zo- tin. Tradicionalisht, ky moment është quajtur ditëlindja e Kishës.
Në shërbesat liturgjike të festës së Rrëshajëve, ar- dhja e Shpirtit të Shenjtë
kremtohet bashkë me zbu- lesën e plotë të Trinisë Hyj- nore: Atit, Birit dhe Shpirtit të Shenjtë. Plotësia e Hyj- nisë u shfaq në ardhjen e Shpirtit tek njerëzit dhe himnet e Kishës e kremtoj- në këtë shfaqje si veprën finale të vetëzbulesës dhe vetadhurimit të Perëndisë në botën e krijuar prej Tij. Shpesh, në këtë ditë, ikona e Shën Trinisë – veçanë- risht ajo e tri figurave engjë- llore që iu shfaqën Abraha- mit, stëratit të besës së kri- shterë – vendoset në qendër të Kishës. Gjithashtu, në këtë ditë përdoret edhe ikona e Rrëshajëve, e cila tre- gon gjuhët e zjarrit mbi Shën Marinë dhe Dymbë- dhjetë Apostujt, prototipi origjinal i Kishës, të cilët janë ulur në unitet, duke rrethuarnjë imazh simbolik të “kozmosit”, botës.