Pesë karakteristika – dëshirë, frymëzim
dhe udhërrëfyese në shërbesën episkopale
Fjala e episkopit
të Andrusës, Anastasit
Fortlumturi,
Ju falënderoj me të gjithë shpir- tin për dashurinë Tuaj, të shfaqur në shumë mënyra dhe për vite të tëra, e cila po vepron dhe në këto çaste. Gjithashtu falënderoj nxeh- tësisht edhe Sinodin e Shenjtë pra- në Jush, për besimin e madh duke më ftuar në shërbesën episkopale. Ndiej nevojën të falënderoj edhe hirësitë e tyre kryepriftërinjtë që ja- në sot të pranishëm, në mënyrë të veçantë ata që marrin pjesë në kë- të mister, presviterët, dhjakonët dhe popullin e Perëndisë, që po luten së bashku gjatë këtij misteri të shenjtë.
Le të më lejohet në këto çaste të shenjta të Eukaristisë, të shpreh mirënjohjen time ndaj gjithë atyre të cilët deri sot më mbështetën me dhembshurinë e tyre e më udhëho- qën me përvojën e tyre: për famil- jen time, për profesorët e mi dhe në mënyrë të veçantë për ata të Fakul- tetit Theologjik të Universitetit të Athinës, për bashkëpunëtorët e mi të ndryshëm dhe në mënyrë të ve- çantë për të rinjtë, të cilët me pasio- nin e tyre për të vërtetën më thek- sojnë vazhdimisht detyrimin e vë- shtirë për të qenë të vërtetë.
A.
Çastet e frikshme të misterit që qëndron përpara nuk lejojnë analiza të gjata. Thjesht, pra, po kufizohem të shpjegoj se ndjesia e pamjaftue- shmërisë dhe e frikës po më dërr-
mojnë, duke pasur përpara meje kërkesat e Fjalës së Perëndisë: “episkopi duhet të jetë i paqortue- shëm” (1 Tim. 3:2) “i patëmetë i formuar në çdo vepër të mirë” (2 Tim. 3:17), “të heqë keq dhe të jetë
vigjilent mbi të gjithë” (2 Tim. 4:5). Me ndjesi marramendjeje, pashë të dalin nga ndërgjegjja e Kishës fraza si episkopi është “sipas tipit të Atit” (Shën Ignati Drejt. Tral III,1) “ësh- të në vendin dhe sipas tipit të Krishtit” (Shën Ignati për Magnezitët VI,I) e ka si mision “ta bëjë shpirtin me krahë, t’ia rrëmbejë botës dhe t’ia japë Perëndisë” (Shën Grigor Theologu, Apologjia 22).
Kërkova këtë javë strehë nga intensiteti i brendshëm në heshtjen dhe në jetën adhuruese të Kishës sonë, që t’i afrohem disi kuptimit të funksionit episkopal. Përgjërata e fillimit u transformua në frikë rrëqethëse, sepse gjatë ditëve që ndërmjetuan nga zgjedhja ime, kalendari i Kishës sonë na nxori në pah kujtimin e episkopëve të shenjtë Joan Përdëllimtarit të dielën, Joan Gojartit të hënën, Grigor Pallamait të martën, Grigorit të Neoqesarisë të premten. Të gjitha këto figura të shenjta erdhën për të zbuluar në mënyrë tronditëse se cilat janë dimensionet e vërteta të jetës së episkopit.
Jetuan të gjithë me një dashuri për njeriun dhe Perëndinë përtej çdo lloj kufiri të logjikës konvencionale.
(vijon në faqen 10)
Pesë karakteristika – dëshirë, frymëzim
dhe udhërrëfyese në shërbesën episkopale
(vijon nga faqja 9)
Luftuan deri në martirizim për lehtësimin e të hidhëruarve dhe të shtypurve (Lluk. 4:18) të epokës së tyre, duke e zbuluar njeridashjen e Perëndisë me një mënyrë esenciale, e cila shfaqet në Kishë.
Jetuan me vigjilencë asketike dhe pendim dërrmues për kapërcimin e humnerës së errët të “egos” njerëzore. E bënë vend asketizmi të tyren, qytetin, realitetin e përditshëm, stërmundimin dhe martirizimin e tyre. Nga kjo përpjekje e pareshtur dëlirësimi, pendese dërrmuese dhe përuljeje të vetes, buroi rrezatimi i tyre mahnitës.
Jetuan me ndjesinë e thellë të përgjegjësi- së katholike dhe të ndërgjegjes apostolike, me sigurinë se “sipas tipit të Krishtit” bëhen auto- matikisht “njerëz mbarëbotërorë”, me bindjen se besnikëria ndaj traditës apostolike do të thotë besnikëri ndaj detyrimit apostolik, se vendosja e duarve të episkopëve gjatë hirotonisë nuk për- bën vetëm një garanci të pasardhjes apostolike por edhe detyrim për një pjesëmarrje aktive në rrugëtimin e një Kishe të Shenjtë, Katholike dhe Apostolike “deri në skajet e dheut” (Vep. 1:8).
Udhëhoqën që të gjithë dhe ngushëlluan popullin e Perëndisë me vizion dhe guxim pro- fetik. Dhe kjo është pikërisht gjëja e katërt e përbashkët, e cila më tronditi. Theologjizuan me mprehtësi fryme dhe dinamizëm, duke shfaqur pareshtur anë të reja, aktuale për epokën e tyre të misterit të besimit (1 Tim. 3:9). Dhanë një dëshmi burrërore të së vërtetës në çaste të vështira për Kishën dhe me fuqi profetike shembën “çdo pengesë që ngrihet kundër njohjes së Perëndisë” (2 Kor. 10:5), çdo lloj idhujsh individualë-komoditetin, pushtetin, lavdinë, konvencionalizmat e botës, të cilat nuk reshtën së ngrituri krye në të gjitha epokat, edhe brenda kornizave të ambientit kishtar.
E gjithë shërbesa episkopale ka qenë në fund, një dëshmi kryqësore Ngjalljeje. Nga Eukaristia Hyjnore e komunitetit adhurues, të cilën e drejtojnë, që e bën aktive faktin e Kryqë- zimit dhe të Ngjalljes, marrin fuqi dhe frymëzim për të udhëhequr popullin e Perëndisë të jetojë “Pashkën e Zotit”, pra të realizojë një dalje të vazhdueshme, nga zona e shkurajimit në vendin e shpresës, nga çdo lloj skllavërie “në lirinë e lavdisë së bijve të Perëndisë (Rom. 8:21); një Pashkë, një “kalim” nga vendi i hipokrizisë në të vërtetën, nga veçimi i individualizmit në shoqërinë me Krishtin.
B’
Kërkoj, Fortlumturi, në thellësitë e qenies sime diçka nga këta elementë, dhe shikoj vetëm disa reflektime të dobëta e të vagullta të tyre në sipërfaqen e dëshirave të mia. Vargjet e Zbulesës së Joanit drejtuar episkopit të Laodike- së, të përshtatura në rastin tim, fitojnë një aktualitet tronditës: tashmë pashë “se ti je fatkeq, dhe i mjerë, dhe i varfër, dhe i verbër dhe i zhveshur” (Zbul. 3:17).
Pamjaftueshmëria dhe kjo zhveshje bëhet edhe më serioze, kur dikush sjell në mendje se ftohet të shërbejë si episkop në një organizëm si Shërbimi Apostolik i Kishës së Greqisë, në një periudhë transformimesh rrënjësore, rre- beshesh teknologjike, konfliktesh sociale midis interesave të palogjikshme dhe fuqive të panjo- hura; në një periudhë gjatë së cilës shpallet me këmbëngulje vlera e njeriut, e lirisë, e drejtësisë, e barazisë që të mbulohet shtypja e bërë, hollë ose trashë, e tyre. Përgjegjësia episkopale bëhet akoma më komplekse me mendimin se Kisha e Shenjtë, Katholike dhe Apostolike ftohet “të japë fjalë për shpresën që është ndër ju” (1 Pet. 3:15) në mes të një njerëzimi shumëformësh, që zhvi- llohet si një qytet i madh i vetëm, ku më shumë se 2/3 e tij janë jo të krishterë. Ky njerëzim po pret me tmerr shkëndijat e shekullit të 21-të, të shekullit të elektronikës.
Pikërisht këto mendime dhe këto ndjenja më kanë dërrmuar, Fortlumturi, gjatë veçimit tim të këtyre ditëve. Pozicionimi i përgjegjshëm i një episkopi brenda një ambienti të tillë ka lidhje me martirët dhe pamjaftueshmëria e bën këtë gjë jashtëzakonisht të rrezikshme. Sigurisht tashmë është mjaft vonë për të guxuar të ndër- marr çdo lloj “ikjeje për në Tarsë” (shih Jona 1:3), siç kam bërë para disa vitesh. Nga ana tjetër ikja, si përfundim, nuk përbën zgjidhje për këto lloj frikërash. Vetëm “dashuria e vërtetë e nxjerr jashtë frikën” (1 Jn. 4:18). Misteri i da- shurisë së përsosur të Perëndisë për botën, i Cili u bë njeri për të ndarë së bashku jetën tonë dhe që denjon të përdorë njerëz të padenjë dhe mëkatarë, si unë që po flas tani, për t’i shërbyer Kishës, më ngushëllon. Kjo shoqëri dashurie, e cila realizohet në Trupin Mistik të Krishtit, “që është Kisha” (Kol. 1:24) me mijëra dhe mijëra persona të të gjitha kohërave, që janë larguar nga kjo botë dhe të të gjallëve, të oshënarëve, martirëve, pohuesve, kjo prani e vazhdueshme e dashurisë dhe e lutjes së mijëra vëllezërve të shtrenjtë në Zotin, më fal kurajën për hapin e
frikshëm që po ndërmarr sot. Kësaj dashurie të përsosur dhe të vuajtur të Krishtit, që jetohet brenda Kishës, i dorëzoj veten time.
“Ja tek rri në derë dhe trokas…” vazhdon teksti i Zbulesës drejtuar episkopit të Laodikesë, pas zbulimit të frikshëm të të qenurit të tij i zhve- shur dhe thirrjes për pendim “ndë dëgjoftë ndonjë zërin tim dhe hap derën, do të hyj tek ai, dhe do të ha darkë bashkë me të dhe ai bashkë me mua” (Zbul. 3:18-20). Nga sa shoh deri më tani, vetëm një vigjilim pendimi, në përulësi dhe me besim në dhembshurinë e Perëndisë, ofron mundësinë e kapërcimit të frikës dhe çel derën për reali- zimin e Darkës Mistike së bashku me Krishtin e Dashur dhe përjetimin e një misioni paskal.
Ju lutem me përgjëratë, Fortlumturi dhe Juve, hierarkë të nderuar, etër të shtrenjtë dhe vëllezër, sa më rrethoni në këtë çast me dashurinë tuaj, lutuni që flaka e cila do të ndizet përbrenda meje, gjatë këtij misteri të shenjtë me fuqinë e Shpirtit të Shenjtë nga zjarri i Pentikostisë, të digjet gjithmonë me përulësi përballë ikonës së të Kryqëzuarit dhe shenjtorëve, në një Liturgji të vazhdueshme besimi dhe dashurie, që të trans- metojë, në çdo vend ku të vendoset, diçka nga ngrohtësia, ngushëllimi e shpresa e Ngjalljes dhe Pentikostisë.