EmailFacebookKontakt

Përvjetori që bart historinë e ringjalljes nga gërmadhat e ateizmit

24 qershor 1992 – 24 qershor 2012,
20-vjetori i Ringritjes Kanonike
të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë
Përvjetori që bart historinë e ringjalljes nga gërmadhat e ateizmit

Përvjetori që bart historinë e ringjalljes nga gërmadhat e ateizmit

(vijon nga faqja 1)

denjë për të qëndruar përkrah çdo Kishte tjetër Orthodhokse si e barabartë mes të barabartëve. Zëri i saj do të dëgjohej tashmë me nderim jo vetëm në botën orthodhokse, por edhe përballë të gjithë organizmave ndërkombëtarë. Këtë zë u përpoqën të mbytnin që në lindje persona dhe qarqe që nuk kishin asnjë lidhje me orthodho- ksinë, me pretendimin se po vihej në rrezik auto- qefalia e Kishës Orthodhokse të Shqipërisë. Në fakt, qëllimi i tyre kryesor ishte pikërisht ai për të cilin akuzonin Kryepiskopin Anastas, të pengonin rehabilitimin e autoqefalisë së vërtetë, si mjet i fuqishëm mëvetësimi i orthodhoksëve të Shqipërisë nga ndërhyrjet keqdashëse.

Në cilësinë e Ekzarkut Patriarkal, Kryepi- skopi i mëvonshëm i Shqipërisë Anastasi gjeti në Shqipëri një realitet të mjerë kishtar: mu- ngesë të plotë të çdo strukture administrative,

ekonomike e shpirtërore, infrastrukturë inek- zistente, vetëm një grusht priftërinjsh të drobitur nga vuajtjet dhe mundimet, por edhe një numër të madh besimtarësh që dinin shumë pak për besimin e tyre. Nuk ekzistonte asnjë Episkop, por as edhe ndonjë kandidat i mundshëm që të plotësonte kriteret e përcaktuara nga kanonet e shenjta dhe të gjitha statutet e mëparshme të Kishës Orthodhokse të Shqipërisë. Për pasojë, për kushtet reale në të cilat gjendej komuniteti orthodhoks i Shqipërisë, e drejta dhe nisma për ringritjen e saj i takonte Kishës Mëmë që kishte dhënë autoqefalinë, Patriarkanës Ekumenike.

Fronëzimi i Kryepiskopit Anastas përuronte një dinamikë të re zhvillimesh kishtare, hidhte

themelet për një rehabilitim sa më të shpejtë të autoqefalisë dhe krijonte premisat për konsoli- dimin e një Kishe me perspektivë shekullore, të një institucioni hyjnor shpirtshpëtues. Ata që iu kundërvunë zgjedhjes dhe fronëzimit të Kryepi- skopit Anastas me pretekstin se kështu mbronin autoqefalinë dhe pavarësinë e Kishës nga Pa- triarkana Ekumenike, në fakt kërkonin pikërisht të kundërtën, kufizimin e saj në një provincë kishtare të varur nga të tjerë, të pafuqishme për t’u shndërruar në Kishë të vërtetë, të paaftë për të qenë e pavarur e për të marrë mbi vete rolin e saj historik në gjirin e shoqërisë shqiptare.

Si bartës i një fryme të tillë thellësisht kishtare, Kryepiskopi Anastas u ofroi shërbimet e tij orthodhokësve të Shqipërisë duke u bërë një trup me ta, duke fituar dashurinë e tyre e duke i shpërblyer ata me po aq dashuri si arkitekt dhe frymëzues i ringritjes së Kishës Orthodhokse

Autoqefale të Shqipërisë. Përkrah tij, edhe në momentet më të vështira të shërbesës së tij në Shqipëri, u gjendën edhe të gjithë organizmat prestigjiozë ndërkombëtarë, ata tek të cilët sho- qëria shqiptare ka deklaruar se dëshiron të integrohet, ata të cilëve u drejtohet deri sot për të garantuar procese politike transparente apo për t’u kërkuar asistencë në proceset integruese. Ishin pra këta organizma që vlerësuan si tejet të rëndësishme dhe vendimtare ndihmesën e Kryepiskopit Anastas jo vetë në riorganizimin e Kishës, por edhe në demokratizimin e shoqërisë shqiptare në përgjithësi.

Sot, në këtë përvjetor domethënës për Ki- shën tonë, ku të gjithë orthodhoksët e Shqipërisë

përkujtojmë me nderim të thellë 20-vjetorin e zgjedhjes dhe fronëzimit të Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, Prof. Dr. Anastasit, nuk duhet të harrojmë se ky eveniment madhor, edhe pse lidhet me një emër të përveçëm, mishëron gjakun, djersën, mundin dhe përpjekjet e orthodhoksëve të Shqipërisë për të ruajtur të pastër e të pacenuar besimin e të parëve. Gjithsesi, përdorimi i emra- ve të përveçëm nuk është veçse një konvencion, një mënyrë për t’u rrëfyer brezave që vijnë bëmat trimërore të paraardhësve të tyre, atëherë kur si një trup i vetëm, si gjymtyrë të fuqishme të një trupi të vetëm, me një shpirt e me një ze- mër iu desh të shtrëngonin radhët rreth Episkopit të tyre për të ruajtur të paprekur e të pacenuar besimin e Krishtit dhe identitetin e tyre shpirtëror e kulturor. Nga ana tjetër, historia e orthodho- ksëve të Shqipërisë i ka rezervuar një vend të veçantë pranisë, veprës, ndihmesës dhe shër- besës personale të Kryepiskopit Anastas jo ve- tëm në ringjalljen e orthodhoksisë në Shqipëri, por edhe të vazhdimësisë së veprës së saj në vitet që do të vijnë.

Të krishterët orthodhoksë të Shqipërisë, pjesëtarë, pjesëmarrës apo mbështetës të veprës madhore të ringritjes së Kishës sonë pas shpërbërjes së sistemit totalitar dhe përfundimit të terrorit ateist, duke përfshirë këtu edhe brezat më të rinj të besimtarëve, ndër të tjera, duhet t’i jemi mirënjohës Kryepiskopit Anastas për barrën e rëndë që mbajti padrejtësisht mbi supe për vite me radhë. Nuk e kemi fjalën thjesht për shpifje të rëndomta gazetash, sulme bajate pseudoklerikësh apo akuza qesharake politi- kanësh. E kemi fjalën për të gjitha ato që fshi- heshin dhe vazhdojnë ende të fshihen pas kësaj fasade mashtrimtare, si p.sh. fushatat e organi- zuara e të njëpasnjëshme të ish-komunistëve dhe ateistëve të papenduar të regjimit diktatorial për të ruajtur pozitat e së kaluarës, përpjekjet grabitqare të klaneve të ndryshme ekonomike për të përvetësuar pronat e Kishës dhe për të shpronësuar besimtarët orthodhoksë, aktet denigruese të karakterit gjeopolitik…

Në këtë ditë të shënuar jubilare i sjellim ndër mend të gjitha këto dhe për më tepër durimin dhe këmbënguljen e pashoqe në sendërtimin e veprës që Kryepiskopi Anastas kishte marrë përsipër, pavarësisht presioneve dhe shanta- zheve të gjithanshme. Ndaj jo vetëm orthodho- ksët e Shqipërisë, por edhe të gjithë dashamirësit e Kishës, kudo që ndodhen, le të themi me një zë:

Për shumë vjet, o Kryezot!

Në Kishën Orthodhokse përkujtimi është
gjithmonë kremtim dhe kremtimi ngazëllim
fitoreje. Në Kishën e Krishtit e tashmja, ashtu
si edhe e ardhmja, janë të gdhendura thellë në
të kaluarën e saj historike. Shembulli më i gjallë
në orthodhoksinë bashkëkohore janë përpjekjet
për ringritjen e Kishës Orthodhokse Autoqefale
të Shqipërisë në vitet menjëherë pas shembjes
së diktaturës komuniste.
Këtë eveniment madhor përkujton sivjet
Kisha jonë e rilindur në përvjetorin ndoshta më
të rëndësishëm të historisë së saj, që zë fill 20
vjet më parë, me zgjedhjen dhe fronëzimin e
Eksarkut Patriarkal Anastasit si Kryepiskop të
saj. Eshtë e natyrshme, që në çdo përvjetor të
hedhim sytë në thellësi të kohës për të gjykuar
me gjak të ftohtë e mendje të kthjellët se sa i
drejtë ishte vendimi që morën asokohe ortho-
dhoksët e Shqipërisë, kur i kërkuan Patriarka-
nës së Konstandinopojës që të fronëzonte si Atin
dhe Kryebariun e tyre njeriun, që për më se një
vit u kishte qëndruar pranë në çdo nevojë e çdo
vështirësi. Në fakt pranimi prej tij i një shërbese
të tillë ishte ashtu siç është shprehur edhe vetë
më pas: “Jo fron pushteti, por kryq sakrifice”.
Blatim dashurie dhe ndjenjë vetëmohimi, do të
shtonim ne, pa të cilat orthodhoksët e Shqi-
përisë, pa asnjë dyshim, nuk do të kishin sot një
Kishë të tyre kaq të organizuar në zhvillim të
vazhdueshëm.
Zgjedhja dhe fronëzimi i Kryepiskopit të ri
të Shqipërisë z. Anastas, pas gjysmë shekulli
terrori ateist, shënoi kalimin e orthodhoksisë
shqiptare nga një provincë kishtare, me fare pak
klerikë dhe pa asnjë Episkop, në një Kishë me
struktura të ngritura e me Primat një nga figurat
më të spikatura të Krishterimit botëror, e aftë
për të ecur në vazhdim me këmbët e veta dhe e
(vijon në faqen 2)