EmailFacebookKontakt

Përvjetor i shënuar – 15 vjet më parë u formua Sinodi i Shenjtë

Përvjetor i shënuar

-15 vjet mëparë u formua Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë –

15 vjet më parë, në vitin 1998, me Hirin e Perëndisë u riformua Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Fronëzimi i Hirësisë së Tij Ignatit, Mitropolit i Beratit, Vlorës dhe Kaninës, u krye të shtunën, më 18 korrik 1998, në kishën “Shën Spiri- dhoni” të qytetit të Beratit. Fortlu- mturia e Tij z. Anastasi, Kryepi- skopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë kryesoi shërbesën, së bashku me dy përfaqësuesit e Pa-

triarkanës Ekumenike, Hirësinë e Tij Evangjelos, Mitropolit i Pergjit dhe Hirësinë e Tij Meliton, Mitro- polit i Filadelfias.

Në pasditen e së njëjtës ditë, Kryepiskopi Anastas dhe Mitropo- liti Ignat formuan së bashku bërtha- mën e parë të Sinodit të Shenjtë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, ku së bashku me dy për- faqësuesit e Patriarkanës Ekumeni- ke mbajtën një mbledhje të jashtë- zakonshme të Sinodit të Shenjtë në Tiranë. Në këtë u zgjodh si Mitropolit i Korçës arkimandrit Joan Pelushi, i cili kishte shërbyer më parë si pe- dagog dhe dekan i Akademisë Teo- logjike “Ngjallja e Krishtit” në Du- rrës, dhe si Episkop i Apolonisë dhe

Episkop Ndihmës i Kryepiskopit u zgjodh i përndershmi prifti Ikonom Atë Kozma Qirjo. Ky përfaqësonte brezin e hershëm të priftërinjve, i cili me heroizëm gjatë viteve të egra të persekutimit fetar pagëzonte dhe kryente Liturgji Hyjnore fshehurazi.

Më 20 korrik, në kishën “Un- gjillëzimi i Hyjlindëses”, në Tiranë, u krye dorëzimi në gradën episko- pale të Hirësisë së Tij, Mitropolitit të Korçës Joanit nga Kryepiskopi Anastas dhe Mitropolitët e sipër-

përmendur, ndërsa fronëzimi i tij u krye në Korçë, më 25 korrik, në kishën mitropolitane “Burimi Jetëdhënës”.

Ndërsa më 23 korrik po në ki- shën “Ungjillëzimi i Hyjlindëses” në Tiranë u krye dorëzimi i Episkopit të Apolonisë nga Kryepiskopi Anastas dhe të gjithë anëtarët e Sinodit të Shenjtë.

Kryesekretar i Përgjithshëm i Sinodit të Shenjtë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë u

caktua Protopresviteri Jani Tre- bicka.

Më 11 gusht 2000, Hirësia e Tij Kozmai fjeti në Zotin, duke lënë vakant vendin e Episkopit të Apo- lonisë.

Me këtë ngjarje të shënuar u plotësua ringritja kanonike e Kishës sonë dhe ndaj në këtë përvjetor iu urojmë Mitropolitëve jetë të gjatë dhe bekimin Perëndisë në kryerjen e veprës së tyre baritore.