Përvjetor i Rinisë Orthodhokse
Lëvizja e Rinisë Orthodho
kse e patrikanës së Antiokisë
përkujtoi përvjetorin e for-
mimit. Celebrimet nisën në Ki-
shën e Shën Nikollës, rihapur
kohët e fundit, në prani të më
shumë se një mijë të rinjve të
ardhur nga rreth 60 zona të
ndryshme të Sirisë dhe Libanit,
si dhe përfaqësues nga të gjitha
dioqezat e Patrikanës së
Antiokisë dhe Lindjes së
Mesme. Më pas një ceremoni
solemne u mbajt në mjediset
e Universitetit, me pjesë-
marrjen e 1200 të ftuarve, mes
të cilëve edhe shumë mitro-
politë dhe klerikë të lartë
orthodhoksë dhe të besimeve
të tjera të krishtera. Të rinjtë
që u ngritën, duke folur për
përgjegjësitë e tyre në gjirin e
Kishës, u shprehën se presin
edhe një punë baritore më të
kujdesshme ndaj nevojave të
njerëzve.