Për shumë vite e prisnin labo- vitët një ditë festive si ajo më 2 shkurt, ditën kur Kisha jonë nderon dhe kremton Ipapandinë e Zotit to- në Jisu Krisht. Sikundër kujtohet dhe është lënë shënim nga historia, ky kremtim përbënte një nga më të rëndësishmit në zonë. Gjatë per- sekutimit ateist ky takim adhurues i besimtarëve dhe kjo mbledhje u refuzua në mënyrë abuzive, ose u përpoq të zëvendësohej me ve- primtari politike.
Kisha e Ipapandisë në qendër të fshatit, u rrënua tërësisht, që nga themelet, nga shkaku i braktisjes së saj afatgjatë. Lutjet e vazhdueshme të komunitetit të labovitëve, që je- ton në fshat ose që i mban të forta lidhjet me të, pavarësisht ku jeton dhe punon, dhanë rezultatin e tyre. Me nismë të Kryepiskopit Anastas dhe me bekimin e Hirin e Perëndi- së, në Labovë të Zhapës u ngrit një kishë akoma më madhështore se e mëparshmja, në qendër të fshatit, aty mbi themelet e së vjetrës.
Prandaj gëzimi ishte i dyfishtë sivjet: kremtohej Ipapandia e Zotit tonë Jisu Krisht dhe kryhej Litur- gjia e parë Hyjnore në kishën e re. Atmosfera festive plotësohej nga ardhja e shumë banorëve të fshatit që jetojnë në qytete të tjera, por edhe jashtë vendit, nga prania e
Mitropolitit të Gjirokastrës, Hirë- sisë së Tij Dhimitrit, por edhe nga fakti sepse pak muaj kanë kaluar qëkurse fshati dhe e gjithë zona e Odries ka tanimë një prift të rre- gullt, banor dhe me origjinë nga Labova.
Pas Liturgjisë, në oborrin e ki- shës u krye gjithashtu një përshpir- tje për bamirësit e mëdhenj Zhapa, mbi kenotafin e ripërtërirë kushtuar atyre, dhe për gjithë labovitët e pa- rafjetur. Pati gjithashtu përshënde- tje nga ana e autoriteteve të fshatit dhe shoqatës që ata kanë krijuar në Tiranë, nga dr. Thanas Meksi, kryetar i saj etj. Ishte një lutje e përbashkët në kishë, por edhe një çmallje me fshatin dhe njëri-tjetrin,
sepse të shumtë ishin që kishin udhëtuar edhe nga Greqia enkas për këtë panair.
Nga ana e këshillit kishtar pati gjithashtu gostitje për të gjithë, klerikë, e besimtarë, që morën pje- së dhe nderuan Ipapandinë e Zotit dhe Labovën në këtë gëzim të saj.
Është e rëndësishme të theksoj- më gjithashtu, se punimet ndërtue- se për kishën janë realizuar me cilë- si të lartë dhe në shumicën e tyre nga mjeshtrit vendës. Punimet përfshi- në edhe trajtimin e sheshit të ki- shës, që është një shesh dinjitoz për të gjithë fshatin, por edhe sikundër u tha pak më lart, ka kenotafin, si një përmendore të thjeshtë për
bamirësit Zhapa. Kjo në kujtim të tyre dhe kryesisht të asaj veprim- tarie filantropike të gjithanshme, me ide progresive për periudhën hi- storike për zhvillimin në shumë zona të Ballkanit, dhe në veçanti të vendlindjes.
Urim dhe falënderim i posaçëm i Mitropolitit dhe gjithë pjesëma- rrësve ishte për Fortlumturinë e Tij, Kryepiskopin e Tiranës dhe të gji- thë Shqipërisë, Anastasin, që hapi këto perspektiva për Kishën tonë Orthodhokse dhe komunitetet e saj lokale, por edhe që bëri realitet të shkëlqyer këtë kishë madhështore në Labovën e Zhapës.
(Korresp. i “NGJALLJA”)