“PËRULËSIA NUK KA FUND”
– Nga fjala e Kryepiskopit Anastas para studentëve të Institutit të Formimit Profesional “Frymë Dashurie”,
në ceremoninë e ndarjes së diplomave –
“Ku është urtësia, që e kemi humbur brenda dijes? Ku është dija, që kemi humbur brenda informimit? ”. Tomas Elliot
Informimi i përditshëm për shumë gjëra, teori, ngjarje krijon rrezikun të shndërrohemi në një arkiv të madh, të mbushur me gjëra të rëndësishme dhe të parëndësishme. Daljajashtë këtij pasiviteti për shkak të informacionit të akumuluar, kërkon një vlerësim dhe kompozim të vazhdueshëm. Me të njëjtën shpejtësi po shtohen edhe njohuritë shkencore, sikundër po jetojmë në një epokë, ku njeriu zhytet në dy
pafundësi: në vogëlsinë e pafund të materies dhe madhështinë e pafund të yjeve. Kjo dyndje me dije të reja shpesh na shkakton marra- mendje.
Njerëzimi e filloi në shekullin e kaluar, duke u mburrur për arritjet e teknologjisë dhe të shkencës dhe duke pasur shumë besim në të ardhmen. Por qysh në fillimet e shekullit të njëzet e njëtë, po ecim nën një re pasigurie dhe shqetësimi. Akumulimi i informacioneve dhe vëllimi i dijeve nuk mjaftojnë. Vazhdojmë të kërkojmë në të gjitha këto një kuptim jete: unitetin e thellë që lidh njerëzimin, gjithësinë. Duhet një ringritje shpirtërore, nga niveli i
informimit të thjeshtë dhe i dijes, në urtësinë që i jep gjykimit tonë një tejshikim, vështrim mbi të gjitha dhe i fal sjelljes njerëzore kreativitet dhe dashamirësi. Është produkt i një pjekurie më të përgjithshme të brendshme shpirtërore, i një sinteze më të gjerë: inteligjence, përvoje, kthjelltësie shpirtërore dhe mirësie.
Urtësia që është akumuluar në qytetërimet e popujve të ndryshëm, ngelet një trashëgimi e vyer për njerëzimin. Por ekzistojnë nivele të ndryshme urtësie. Në Shkrimin e Shenjtë thek- sohet vlera e saj bazë: “I lumur është ai njeri që
(vijon në faqen 8)
(vijon nga faqja 7)
gjeti urtësinë… nuk ka gjë më të vyer se sa ajo” (Fjalët e Urta 3,13. 15)
Paralelisht lëviz besimi drejt burimit të urtësisë, që është Perëndia. “Fillim i urtësisë, është frika e Perëndisë, u jepet mençuri atyre që e kanë atë” (Psalm. 110.10 Fjal. Urta 9,10). Kështu kësaj pyetjeje i shkon për shtat një tjetër, që na e thotë apostull Jakovi: “Cili është 1 men- çur e dijetar midis jush? Le t’i tregojë veprat e tij nëpërmjet sjelljes së mirë me butësi mençurie” (Jak. 3,13). Ai thekson nevojën e dallimit midis mençurisë “tokësore, të mishit, demoniake”, dhe
i një urtësie që zbret që lartazi, që ka karakteri- stika të veçanta: “Urtësia, që vjen nga lart së pari është e pastër, pastaj paqësore, mirëda- shëse, e bindur, plot me përdëllim dhe fryte të mira, pa mëdyshje dhe johipokrite” (Jak 3,17). Urtësia që e ka burimin nga Perëndia qëndron dhe punon për drejtësinë. Si rezultat i këtij mundimi vjen paqja. Paqja me veten tonë, me ata që ndodhen përreth nesh, me njerëzimin në përgjithësi, me mbarë krijesën. “Dhe fruti i drejtësisë mbillet në paqe, nga ata që sjellin paqen” (Jak 3,18).
Pyetjes së mësipërme, që shtroi Eliot në Koralet nga “Shkëmbi” (1934), ai i dha për-
gjigjen e qartë pas tetë vitesh përvojash intensive, me një varg të tij në “Katër Kuartetet”, që u botuan më 1942: “E vetmja urtësi, që mund të shpresojmë të fitojmë, është urtësia e përulë- sisë. Përulësia nuk ka fund”.
Një konstatim i mrekullueshëm i një të vërtete, që vadit mendimin biblik dhe spiritualitetin orthodhoks dhe që përmblidhet në poro- sinë e Shkrimit të Shenjtë “Sa më i madh të jesh, aq më tepër përule veten dhe do të gjesh hir para Zotit, se i madh është pushteti i Zotit dhe Ai lavdërohet nga të përulurit” (Urtësia e Sirakut3,18-20).
22.10.2005