EmailFacebookKontakt

Përulësia është rruga për të marrë Hirin e Perëndisë

Përulësia është rruga për të marrë Hirin e Perëndisë
Një djalosh i ri në moshë, por shumë me kulturë
dhe shumë i njohur në Siri, dëgjoi për një murg në
shkretëtirën e Egjiptit, që bënte çudira dhe i vinin shumë
njerëz t’i rrëfeheshin. Ai vendosi që t’i bënte një vizitë.
Djaloshi mbahej në vendin e tij si një prej theologëve
më të mirë të krishterë dhe ishte aq i apasionuar pas be-
simit, saqë me qejf të madh e bëri rmgën e gjatë më këmbë.
Kur arriti në qelinë e murgut, djaloshi i dha të njohur
dhe filloi t’i fliste për veten, se kush ishte dhe çfarë
besonte. Filloi t’i fliste mbi shpëtimin e shpirtrave dhe
parajsën dhe se si ai besonte në ato që kish lexuar në
Ungjill me gjithë zemër. Murgu i krishterë Poemen, që
ishte plak në ato vite, nuk nxori asnjë fjalë nga goja,
por e ktheu edhe kokën mënjanë dhe nuk e shihte as
në sy vizitorin e tij të ri në moshë.
Djaloshi u largua i prekur jashtë mase, pasi ai nuk
arriti të dëgjonte asnjë fjalë nga goja e murgut Poemen.
Një shoku i djaloshit, që i kish treguar për murgun dhe
që mundësoi vizitën, i habitur nga sjellja e murgut,
kur ai iku, e pyet një ditë plakun:
– O atë i bekuar, përse iu solle ashtu djaloshit, i cili
është shumë i respektuar në Siri dhe një i krishterë i
devotshëm? Plaku iu kthye dhe i thotë:
– Biri im, ai ishte vërtet një djalë shumë i ditur dhe
shumë i respektuar. Unë e ktheva kokën mënjanë nga
turpi dhe nuk e shihja dot në sy, pasi ishte shumë më
i virtytshëm se unë. Ai filloi të më fliste dhe të më py-
este për parajsën dhe shpëtimin, për të cilat unë nuk
di gjë. Unë kam 40 vjet në këtë shkretëtirë dhe mezi kam
mësuar se si të luftoj pasionet e mishit, të trupit tim!
Ai e kuptoi urtësinë e fjalëve të murgut dhe kur e
takoi përsëri djaloshin ia rrëfeu edhe atij. Ai menjëherë
e kuptoi gabimin dhe u kthye përsëri në shkretëtirë;
por kësaj here nuk e pyeti për shpëtimin dhe parajsën,
por e pyeti se si të mposhtte pasionet e mishit dhe të
trupit që të bëhej i denjë për të marrë hirin e Perëndisë.