Në datën 16 mars 2022, në sallën e amfiteatrit dhe online, nëpërmjet platformës Microsoft Teams 365, u zhvillua Konferenca II Studentore e Fakultetit të Shkencave Humane dhe të Komunikimit Gjuhësor të Kolegjit Universitar “LOGOS” me temën: “Perspektiva e shkencave humane përballë sfidave të së ardhmes”.
Qëllimi i saj ishte bashkëpunimi me studentët për adresimin e sfidave dhe problematikave të shkencave humane nga profesionistët e ardhshëm. Në të morën pjesë studentë dhe pedagogë të Departamentit të Theologjisë dhe Kulturës, të Departamentit të Pedagogjisë dhe Psikologjisë, të Departamentit të Gjuhës dhe Civilizimit Grek dhe jo vetëm.
Konferenca nisi me fjalët përshëndetëse nga Rektori i Kolegjit Universitar “LOGOS” – Prof. Dr. Ilia Ninka, nga anëtarja e Bordit Shkencor të konferencës – Prof. Ass. Dr. Marsela Harizaj, nga Dekani i Fakultetit të Shkencave Humane dhe të Komunikimit Gjuhësor – Prof. Ass. Dr. Konstantinos Giakoumis dhe nga Koordinatorja e Zyrës së Çështjeve Studentore dhe Këshillimit të Karrierës – Msc. Anisa Duka.
Vijuan prezantimet e punimeve të 14 studentëve, të cilat trajtonin tema të rëndësishme dhe me shumë interes. Në fund, u diskutua rreth temave dhe u bënë pyetje të ndryshme. Për çdo pjesëmarrës u ndanë certifikatat përkatëse. Programi u moderua nga Msc. Theano Kostoli dhe studentet Xhulia Papa e Dajana Ustia.
Falënderojmë për kontributin e tyre anëtarët e Bordit Shkencor: Prof. Dr. Erleta Mato, Prof. As. Dr. Marsela Harizaj, PhD. Vasiliki Apostolouda, PhD. Georgios Gaitanos, dhe Msc. Thoma Çomëni.
Kjo konferencë nuk do të realizohej pa angazhimin e pakursyer të anëtarëve të Bordit Organizativ: Msc. Aida Zoto, Msc. Thoma Çomëni, Msc. Theano Kostoli, Msc. Anisa Duka dhe asistencën teknike të Përgjegjësit të Zyrës së IT-së, Xhilian Spahiu, të cilët i falënderojmë përzemërsisht.
N.M.