EmailFacebookKontakt

Personalitete te vendit urojne besimtaret orthodhokse me rastin e festave – Sali Berisha

Personalitete të vendit urojnë besimtarët orthodhoksë me rastin e festave

K

ryetari i Partisë Demokratike, z. Sali Berisha,i sho- qëruar edhe nga drejtues të tjerë të kësaj partie, ishte për urim në Kryepiskopatën e Hirshme, ku u prit nga Kryesekretari i Sinodit të Shenjtë, Protopresviter Jani Tre- bicka. Z. Berisha shprehu urimet për të gjithë besimtarët orthodho- ksë shqiptarë për këtë ditë të madhe shprese dhe besimi, në një ditë kur më shumë se kurrë kemi nevojë për besim në të ardhmen. “Në një rast unik në të gjithë historinë këtu ndodhi një rilindje e vërtetë e besimit, një rilindje e

madhe dhe ju keni dhënë një ndihmesë shumë të madhe, sepse keni ndihmuar dhe keni kryer një veprimtari të jashtëzakonshme në kushte shumë të vështira… Është një dramë që dëgjoj që sot vidhet një kishë, nesër një tjetër dhe janë bërë disa njerëz pre e babëzisë për të fituar në objektet e kultit, të cilat janë vlera kulturore të paçmuara për të gjithë shoqërinë dhe për të gjithë besimtarët që besojnë tek Zoti.”

Të nesërmen, dt. 26 dhjetor, z. Sali Berisha ishte për urim edhe në Mitropolinë e Korçës.