Personalitete të vendit urojnë besimtarët orthodhoksë me rastin e festave
K
ryeministri Fatos Nano, i ;hoqëruar nga bashkëshortja, ishte për Krishtlindje në qytetin e Korçës. Kryeministri bëri një vizitë në selinë e Mitropolisë së Korçës, ku u prit nga Hirësia e Tij Joani, klerikë etj.
Duke iu drejtuar të gjithë besimtarëve të krishterë të Korçës dhe të gjithë Shqipërisë, zoti Nano u shpreh: “Është një ditë e rili- ndjes, e shpresës, e gëzimit për të gjithë, është dita e konsolidimit të lirisë së besimit, të besimit tek Zoti dhe tek e ardhmja.
Roli i institucioneve fetare në ditë të tilla, që konsolidojnë institucionin kryesor të shqipta- rëve, që është toleranca dhe har- monia midis njerëzve të besimeve të ndryshme, roli i këtyre institucioneve është i pazëvendësueshëm. Shteti është partner me to, duke i mbështetur në bazë të ligjit për rivendosjen e të gjitha të drejtave të cënuara nga historia apo nga regjime që shtypnin lirinë e besimit.
Më shumë se kurrë kemi nevojë për ditë të vërteta shprese”.