Para pak kohësh, shoqata “Lunxhëria”, dega e Tiranës, bëri një përshpirtje në Kishën Katedrale të Ungjillëzimit, për të nderuar gjithë bashkëkrahinasit e fjetur në vite, të gjithë ata njerëz që me punën dhe kulturën e tyre ia kanë nderuar emrin krahinës së Lunxhërisë. Prezenca dhe drejtimi i liturgjisë Hyjnore dhe përshpirtjes nga Kryepiskopi i Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Anastasi, qe një nderim i veçantë për të gjithë ata.
Shoqata, së bashku me priftin që mbulon krahinën, po punon edhe për të evidentuar traditat e njohura shpirtërore të kësaj zone. Për këtë po mblidhen të dhëna për traditat fetare, duke fotografuar e dokumentuar të gjitha objektet e kultit që kanë ekzistuar, si dhe duke siguruar materiale për të njohur jetën e një sërë priftërinjsh, psaltërish, epitropësh dhe besimtarësh të shquar për përkushtimin ndaj Perëndisë, që ka nxjerrë krahina jonë.
Kleanthi Dedi