Pse lutemi për ata që kanë
fjetur (vdekur)
Krishterimi është një besim i Dashurisë. Lutja për të fjeturit (vdekurit) është një shprehje e dashurisë. Ne i kërkojmë Perëndisë të kujtojë ata që na kanë lënë, se- pse ne vazhdojmë t’i duam ata. Ma- rrëdhëniet e dashurisë fitojnë mbi vdekjen, e kapërcejnë atë. Ne ndiej- më një nevojë të brendshme që të mbajmë të gjallë marrëdhëniet me të dashurit tanë edhe pasi ata na kanë lënë. Kisha na inkurajon që të shprehim dashurinë për vëllezërit e fjetur përmes shërbesave dhe lu- tjeve përkujtimore.
Shërbesat përkujtimore, të cilat pranojnë realitetin e vdekjes si dhe realitetin e ngjalljes dhe të jetës së përjetshme, luajnë një rol jetik në edukimin e fëmijëve tanë për të përballuar çdo lloj dhimbjeje, në rrugë të krishterë dhe konstruktive.
Përvjetori i vdekjes së një njeriu të dashur është vërtet i dhimbshëm. Kisha na ndihmon ta përballojmë këtë dhimbje, duke na inkurajuar të bëjmë lutje përkujtimore, që kryhen në kishë në përvjetorët e vdekjeve të tyre (ose të 3-tat, 9-tat, 40-tat, 6 muajt etj). Kjo na jep rast që ne të bëjmë diçka për njeriun tonë të dashur. Na ndihmon të shprehim
dhe të përballojmë dhimbjen që ndiejmë.
Këto lutje të përshpirtshme na ndihmojnë edhe ne që i kryejmë. Ato na rikujtojnë se edhe ne, një ditë, do të lëmë këtë botë. Ato kultivojnë nderin për të fjeturit, na ndihmojnë ne në forcimin e besimit dhe të shpresës në mëshirën hyj- nore dhe ushqejnë dashurinë vëlla- zërore ndërmjet të gjallëve. Ata na bëjnë më të kujdesshëm dhe më të zellshëm në përgatitjen tonë për udhëtimin final, i cili do të na ba- shkojë me të dashurit tanë të fjetur dhe do të na drejtojë te prania e Perëndisë. Ato na kujtojnë se e
tashmja është koha për të luftuar për kurorën e drejtësisë, të cilën Perëndia, Gjykatësi i Drejtë, do t’ua japë atyre që “u përpoqën me nder, përfunduan garën dhe ruajtën besimin”.
Një zakon kuptimplotë
Është zakon, ndërmjet të kri- shterëve orthodhoksë, që të sjellin në kishë, një pjatë ose tabaka me kokrra të ziera gruri për shërbesat e përshpirtjeve. Kokrrat e grurit shprehin besimin në jetën e për- jetshme. Jisui thotë: “Nëse kokrra e grurit e rënë në dhe nuk vdes, ajo mbetet e vetme, por, po të vdesë, jep shumë fryt!” (Joani 12:24). Ashtu si një jetë e re buron nga një kokërr e vdekur gruri, kështu besojmë se të fjeturit do të ngrihen, një ditë, për një jetë të re me Perëndinë. Kokrrat e grurit mbulohen me sheqer dhe rrush të thatë, që simbolizojnë thesaret e jetës së përjetshme me Perëndinë në qiejt.
Hirësi Asti