EmailFacebookKontakt

Përshëndetja e Patriarkut Ekumenik, Tërëshenjtërisë së Tij, Vartholomeu I

Përshëndetja e Patriarkut Ekumenik, Tërëshenjtërisë së Tij,
Vartholomeu I

Fort i Lumtur Kryepiskop i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë,

Fort i dashur e fort i shtrenjtë vëlla më Krishtin Perëndi dhe bashkëmeshatar i Modestisë sonë, zoti Anastas,

duke përqafuar vëllazërisht në Zotin Fortlumturinë Tuaj të përnderuar, me shumë ëmbëlsi Ju përshëndesim.

Nga ana e Kishës Mëmë e të Madhe të Krishtit, Patriarkanës Ekumenike, dhe të Modestisë sonë personalisht, kemi ndjekur e ndjekim me shumë admirim veprën kolosale, të mundimshme e të suksesshme në gjithçka të Fortlumturisë Suaj fort të dashur e fort të shtrenjtë për ne, qysh prej zgjedhjes dhe vendosjes Suaj, me Ndihmë Hyjnore, fillimisht si Ekzark e më pas si Primat i Kishës Fort të

Shenjtë Orthodhokse të Shqipërisë, dikur Bijë, tani motër fort e shtrenjtë, e deri në ditët e sotme.

Vlerësimi paraprak i situatës së Kishës Orthodhokse të Shqipërisë pas persekutimit të pamëshirshëm antifetar, të cilit i ishte nënshtruar, ishte mjaft pesimist. Asnjë Episkop nuk ishte në jetë, ndërsa shumë pak priftërinj ishin ende gjallë. Anëtarët e saj ishin të shpër- ndarë gjithandej, të pakatekizuar, në pjesën më të madhe të papagëzuar, e për më tepër të frikësuar. Kishat – të shkatërruara, rrënoja ose të përdoruara për qëllime të tjera. Manastiret – inekzistente. Arsimi kishtar – një kujtim që shkaktonte dhimbje.

E megjithatë, brenda një 20-vjeçari vërtet të trazuar e vendimtar të një shërbese dhe bla- timi kryepiskopal të Fortlumturisë Suaj të për- nderuar, njëzëri të pranuar si flijimtar, Hiri i Shenjtë bekoi përpjekjet Tuaja, në mënyrë që të sendërtohet ajo që, për njeriun ishte një Ki- shë e vdekur, por për ne ngjallje e vërtetë së vdekurish e Kishës së persekutuar Ortho- dhokse Autoqefale të Shqipërisë “nga hiri dhe gërmadhat që la pas persekutimi maniak”. Kisha të tëra iu kthyen adhurimit. Episkopë dhe priftërinj u vendosën atje ku ishte e nevoj- shme. U çelën, funksionuan dhe po funksio- nojnë shkolla kishtare, të cilat nxjerrin me sukses kuadro të rinj. Mjaft kisha të shembura apo tërësisht të shkatërruara u rindërtuan nga e para në gjithë territorin e Shqipërisë, ndër të cilat një vend të veçantë zë Kisha e re e tërë- hijshme Katedrale e Ngjalljes së Krishtit në qendër të Tiranës, e cila është ndërtuar nga themelet, së bashku me gjithë ndërtesat shtesë, ku po përqendrohen gradualisht të gjitha shërbimet e Kishës Suaj Fort të Shenjtë, ku Kishën dhe Kompleksin, kujdesi Juaj i ringriti më madhështore se ato të shkatërruara nga regjimi ateist.

U ndërtuan shkolla. Institucione bamirësie, spitale, poliklinika dhe qendra shëndetësore u vunë në shërbim të të gjithë popullit të Shqipë- risë, të krishterë ose jo, sepse të gjithë kombet “kanë të njëjtin Perëndi”. Veprat që u kryen brenda një kohe të shkurtër dhe që kapërcejnë

deri edhe mundësitë e një qeverie shtetërore, u kryen nëpërmjet mobilizimit, me nxitjen dhe frymëzimin e Fortlumturisë Suaj, të prirjes njeridashëse dhe krishtdashëse të besimtarëve të Shqipërisë dhe vendeve të tjera, aq sa mund të thotë kush se përparimi i shënuar në të gjitha fushat e Kishës së Shqipërisë është më i lartë se përparimi i të gjitha Kishave të tjera Ortho- dhokse simotra. Pohojmë se në Shqipëri është kryer një ngjallje, sinonimike me emrin e për- nderuar të Fortlumturisë Suaj, si dhe një Mre- kulli, Mrekullia e Hirit dhe Mëshirës së Perëndi- së. E të gjitha këto i punoi Hiri Hyjnor nëpërmjet Fortlumturisë Suaj, e cila, sipas thënies Pavlia- ne, e dorëzoi veten si shërbëtor të Perëndisë në durim të madh, në shtrëngime, në nevoja, në hidhërime, në rrahje […], në çrregullime, në mu- ndime, në pagjumësi, në agjërime, në dëlirësi, në urtësi, në zemërgjerësi, në mirësi, në Shpirt të Shenjtë, në dashuri jo të shtirur, në fjalë të së vërtetës, në fuqi të Perëndisë, me armët e drejtësisë në dorë të djathtë e të mëngjër, në lavdi e në çnderim, në njollosje e në lëvdim, porsi gënjeshtar, por vërtetëthënës, porsi i panjohur, por i mirënjohur, porsi i vdekur, por jo i gjallë, porsi i munduar, porjo i vdekur, por- si i hidhëruar, por gjithmonë i gëzuar, porsi i vobektë, por që shumë vetë pasuron, porsi ska- mës, por që zotëron gjithçka (II Kor. 6:4-10).

Bekimi i Perëndisë në veprën Tuaj me të vërtetë flijuese përbën lëvdim faktik më të lartë se çdo formulim njerëzor. Mbushja e një një- zetvjeçari qysh prej marrjes së drejtimit të Ki- shës Orthodhokse të Shqipërisë prej Dashurisë Suaj, përbën moment të shënuar, vendimtar e tejet të rëndësishëm në historinë e saj.

Qysh prej çastit të parë, populli, i krishterë dhe jo i krishterë, vlerësoi veprën Tuaj njerida- shëse dhe përparimdashëse, duke kërkuar dhe siguruar praninë Tuaj në Shqipëri dhe vazhdi- mësinë e veprës Suaj. Kishte konstatuar qysh në çastin e parë të ardhjes së Fortlumturisë Suaj fort të dashur në Shqipëri, se nuk synonit rehatinë apo begatinë për vete, por për popu- llin, të cilit iu bëtë Bari e Primat, flijim dhe blatim tërësor në të gjitha fushat e jetës dhe veprim- (vijon në faqen 8)

Përshëndetja e Patriarkut Ekumenik, Tërëshenjtërisë së Tij,

Vartholomeu I

(vijon nga faqja 7) tarisë së tij, liturgjike, shpirtërore, organizative, administrative, të ndihmës dhe shërimit të shpirtrave e trupave.

Vendosja e Fortulumturisë Suaj të përnde- ruar fillimisht në një guvë, me plot kuptimin e fjalës, në mes të territ të persekutimit të egër që sapo jepte grahmën e fundit, bindi të gjithë se kishit përqafuar dhe zbatuar urdhërimin e Zotit, sipas të cilit “i parë në Krishtin është skllav i të gjithëve dhe shërbëtor i të gjithëve”. Shërbyet me dashuri flijimtare e absolute, e cila “të gjitha i mban, të gjitha i shpreson, të gjitha i duron”, dhe e cila “nuk hedh kurrë poshtë” grigjën që Ju është besuar, prandaj dhe ajo u përgjigj dhe shpërbleu e po shpërblen me da- shurinë e saj personin e Fortlumturisë Suaj, si dhe përkrahu e mbështeti nga afër përpjekjet Tuaja.

Në historinë e Kishës Orthodhokse do të mbetet padyshim e gdhendur me shkronja të arta, si shembull i ndritur dhe udhërrëfyes, rilindja e saj nga shkrumbi, me përpjekjet e palodhura personale të Përndershmërisë Suaj,

të Kishës Orthodhokse të Shqipërisë, si dhe të Kryepiskopatës së Tiranës dhe Mitropolive të saj të Shenjta.

Sa për ne, prej Patrikanës Ekumenike, kre- narë që nxorëm në pah dhe vumë në kandiler Fortlumturinë Tuaj, e cila ndriçon “të gjithë sa janë në shtëpi” me dritë të Vërtete, Jete, Paqeje dhe Ngjalljeje, ju përgëzojmë me gjithë zemër Ju dhe “bashkëpunëtorët Tuaj të dashur në Zotin, që derdhën mund me vetëmohim që të mund

të ndriçojë përsëri në Shqipëri drita e Kryqit dhe e Ngjalljes”, si dhe të gjithë të krishterët e Shqipërisë, “të njohur e të panjohur, që në terrin e thellë të persekutimit të egër i mbetën besnikë Krishtit të kryqëzuar, të varrosur e të ngjallur”, me rastin e 20-vjetorit të zgjedhjes dhe vendosjes Suaj në krye të kësaj Kishe të shumëvuajtur, njëkohësisht edhe me rastin e 20-vjetorit të rilindjes së saj nga hiri i vet.

Me këtë rast, pra, urojmë vëllazërisht që

Zoti t’i falë Fortlumturisë Suaj shëndet të palë- kundur dhe jetë të gjatë, që të vazhdoni për shumë kohë akoma veprën Tuaj rilindëse për të mirën e popullit Orthodhoks e më gjerë të Shqipërisë dhe të Orthodhoksisë në përgji- thësi, por edhe të Kishës Mëmë, të Shenjtë e të Madhe të Krishtit, për ngazëllim të Mo- destisë sonë, e në të njëjtën kohë edhe të atij që ju nxori fillimisht në pah, të pararendësit tonë të himnueshëm, Patrikut Ekumenik Dhimitrit, prej Kishës triumfale qiellore.

Duke ju përqafuar edhe një herë Dashurinë Tuaj me qafim vëllazëror në Zotin prej Qendrës së Shenjtë të Orthodhoksisë, e duke kremtuar bashkë me Ju edhe mendërisht, edhe nëpër- mjet përfaqësuesve, vëllezërve fort të shenjtë, Kryepiskopit të Amerikës z. Dhimitër dhe Mi- tropolitit të Filadelfias z. Meliton, me dashuri të thellë vëllazërore, nderim të veçantë e për- shëndetje përgëzuese vëllazërore mbetemi.

24 qershor 2012

Për Fortlumturinë Tuaj të përnderuar
vëlla i dashur në Krishtin

t Vartholomeu i Konstandinopojës