EmailFacebookKontakt

Përshëndetja e Kryepiskopit Anastas

Para së gjithash do dëshiroja që në emër të të gjithë besimtarëve të kishës sonë, të përshëndes përzemërsisht të gjithë ju dhe t’ju siguroj se Kisha jonë që po has thinjet (facing the challenges) e një ambienti pluralist në Shqipëri, dhe me përvojën e martirisë së saposhkuar, do të kontribuojë për një mirëkuptim të vazhdueshëm dhe për dialog ndërmjet njerëzve të besimeve të ndryshme fetare dhe do të bëjë çdo përpjekje të mundshme për një bashkekzistencë paqësore të komuniteteve të ndryshme fetare në Ballkan dhe në të gjithë botën. Kisha Orthodhokse e Shqipërisë gjithmonë ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë një faktor uniteti, paqeje dhe pajthni duke ofruar motivet dhe fuqinë shpirtërore të nevojshme për realizimin dhe zhvillimin e tyre. Duke vazhduar traditën e vjetër të tolerancës fetare dhe të respektit reciprok të komuniteteve të ndryshme fetare, brenda Shqipërisë, Kisha kultivon ndjenja respekti dhe dashurie edhe ndaj atyre të cilët ende janë indiferentë ose negativë ndaj fesë.

Do dëshiroja të shprehja falenderimin tonë të thellë Tërëshenjtërisë së Tij Patrikut Ekumenik Vartholomeu dhe Rabinit Artur Schneier, për ftesën në këtë Konferencë për Paqen dhe Tolerancën.

Hirësi, pjesëmarrës të nderuar, të dashur motra dhe vëllezër:

Si Primat i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, e cila ka pësuar për 46 vjet vuajtjen më të thellë të persekutimit më të egër ateist, do të dëshiroja të shpreh falenderimin tonë të thellë.

Respekti për lirinë e çdo personi, pavarësisht nga çfarë ai apo ajo beson apo nuk beson është karakteristika e ethosit dhe e qytetërimit orthodhoks. Çdo qënie njerëzore është e shenjtë, sepse çdonjëra është krijuar sipas imazhit të Perëndisë.

Duke qenë gjeografikisht shumë afër tragjedisë së Bosnjë-Hercegovinës dhe duke vuajtur me ata që vuajnë, ne e ndjejmë se sa i rëndësishëm – pozitiv apo negativ – mund të jetë roli i fesë në këtë zonë si edhe në zonat e tjera respektive. Teorikisht, roli i mundshëm i feve në konfliktin e Ballkanit ose të Azisë Qëndrore mund të jetë: Së pari, aktiv, duke mbështetur shpirtërisht përplasjen e njerëzve për atë që besojnë se është e drejtë ose e favorshme për kombin e tyre dhe të ardhmen e tij. Së dyti, asnjëanës, duke evituar identifikimin me luftën dhe me synimet kombëtare. Së treti, kritik, brenda komunitetit fetar, me qëllim që mizoritë dhe pretendimet e padrejta të kufizohen. Së katërti, një rol pajtimi, një bashkëpunim kurajoz me njerëz të tjerë me vullnet të mirë nga komunitetet e tjera fetare për tu bërë promotorë të paqes dhe mirëkuptimit reciprok.

Për ne, është e qartë se kjo e fundit është detyra e udhëheqësve fetarë. Sigurisht, ne duhet të vuajmë me njerëzit tanë, por gjithashtu duhet të marrim pjesë në vuajtjet e të gjithë njerëzve të pafajshëm pavarësisht nga besimi i tyre fetar apo origjina kombëtare. “Lum ata që bëjnë paqe, sepse ata do të quhen bij Perëndie” (Matth. 5.9). Paqja dhe drejtësia shkojnë së bashku, por drejtësia, megjithatë, nuk do të mbizotërojë me fuqinë e armëve, por me një dialog serioz dhe të sinqertë. Nga ana tjetër, është imperative për komunitetet fetare që janë jashtë zonës së konfliktit të lehtësojnë këtë frymë të dialogut dhe të mirëkuptimit reciprok. Ata që janë jashtë nuk mund të rrinë spektatorë; ata duhet të ndihmojnë nëpërmjet iniciativave paqësore.

Në këtë prespektivë, në fillim të vitit të kaluar, si një akt simbolik, grumbullimi i parë i parave që ne organizuam në Kishën tonë, ishte një grumbullim për motrat dhe vëllezërit tanë në Bosnjë, pavarësisht nga besimi i tyre fetar. Për më tepër, ne propozuam që një delegation i të gjithë udhëheqësve fetarë të Shqipërisë – Myslimanë Suni, Bektashinj, Katolikë dhe Orthodhoksë – të vizitonin Bosnjën, si shprehje simbolike të dëshirës së tyre për bashkekzistencë paqësore. Për arsye të ndryshme, iniciativa jonë ende nuk është realizuar. Ne e përsërisim me theks këtë propozim sot sepse ne besojmë që udhëheqësit fetar nuk duhet të rrinë pasivë në mes të kësaj tragjedie. Ne duhet të japim një shenjë – qoftë edhe të vogël – një mesazh të pajtimit. Eshtë e qartë se në Ballkan dhe në shumë pjesë të tjera të botës kemi një pluralitet fetar. Eshtë pozitive që në Ballkan të gjitha këto janë tradita monoteiste duke patur shumë parime të rëndësishme të përbashkëta. Në të njëjtën kohë, mbas një periudhe të gjatë të propagandës ateiste, ka shumë njerëz që akoma janë negative ose asnjëanës ndaj çdo përkatësie fetare. Në të kaluarën ne kemi përjetuar: Së pari, përpjekjen për mbizotërim të një feje mbi të tjerat. Së dyti, betejën e hapur apo të fshehtë ndërmjet komuniteteve të ndryshëm me dëshirën për më tepër pushtet e influencë. Së treti, lufta për zhdukjen e të gjitha besimeve. Këto lloj raportesh nuk janë më përkatëse apo të mundshme. Ne besojmë gjithashtu se ato tradhëtuan frymën e vërtetë të fesë. Mundësia e vetme për një të ardhme paqësore në Ballkan është të pranosh pluralitetin ekzistues, si një të respektosh sinqerisht lirinë e ndërgjegjes së çdo njeriu dhe lirinë fetare të çdo minoriteti në çdo vend.

Shumë herë ne shohim artikuj të ndryshëm rreth një “Harku myshman” në Ballkan, apo një “Harku orthodhoks” ose “Shigjeta katolike”. Ne e hedhim poshtë këtë terminologji polemike, sepse kjo nuk ka gjë të përbashkët me Ungjillin. Ne preferojmë të flasim për domosdoshmërinë e bashkekzistencës paqësore dhe të punojmë për bashkëpunim të sinqertë dhe krijues dhe për zhvillim të përbashkët. Përpjekja jonë duhet të jetë jo vetëm tolerance e thjeshtë fetare, por një mirëkuptim dhe respekt reciprok, një dialog konstruktiv, një bashkëpunim krijues për qëllimet e përbashkëta njerëzore të shoqërisë sonë, siç janë drejtësia, paqja dhe integriteti i Krijesës. Për më tepër, dashuri autentike është përgjigjja për krizën e tanishme.

Ne duhet të punojmë me entuziazëm për këtë qëllim, jo si një metodë diplomatike, por që të jemi konsistentë me frymëzimin më të thellë të besimit tonë dhe të jemi vërtetësisht të bindur ndaj Zotit. “Ai që do Zotin nuk mund të mos dojë çdo njeri si veten e tij”. (Shën Maksim Konfesori). Pranimi i të tjerëve ashtu siç janë, me respekt të thellë për lirinë e tyre dhe veçanërisht për lirinë e ndërgjegjes, është ajo që e bën të lehtë për njerëz me besim autentik të bisedojnë dhe të komunikojnë me anëtarët e komuniteteve fetare apo të ideologjive të tjera, të respektojnë pa rezerva të drejtat e tyre njerëzore dhe të jenë të gatshëm të bashkëpunojnë me ata në një përpjekje të përbashkët për të siguruar pranimin dhe mbrojtjen universale të këtyre të drejtave, bashkekzistencën paqësore; dhe përpjekje të përbashkët krijuese drejt një koinonia (shoqëri) universale të dashurisë.

Ne i jemi mirënjohës Patrikanës Ekumenike dhe Fondacionit “Thinja e Ndërgjegjes” për iniciativën që kanë marrë në këtë drejtim me largpamësi të mençur dhe shpresë. “Perëndia paste mëshirë për ne” siç këndon psalti, “dhe na bekoftë; fytyrën e tij ndriçoftë mbi ne që rruga jote të njihet mbi dhe dhe shpëtimi yt mbi gjithë njerëzit” (Psalmi 67).

Ne kemi nevojë për zëra profetike në çdo vend, të cilët do të përkrahin këtë vizion të paqes dhe të dashurisë me urtësi dhe kurajo.

8 Shkurt, 1994