Vazhdon të cenohet rëndë trashëgimia shpirtërore orthodhokse,
me vlera të paçmuara kulturore për gjithë vendin
PËRSËRI VJEDHJE NË KISHËN E SHËN KOLLIT PRANË FSHATIT VANAJ, FIER
Ngjarja dhe historitë
e mëparshme
Duke gdhirë dita e diel, 6 shkurt, është shpërthyer dera e kishës së Shën Kollit në fshatin Vanaj të rrethit të Fierit dhe përveç vjedhjes së arkës së kishës, aty është vjedhur edhe kambana e saj. Nuk ësh- të rasti i parë që nga kjo kishë vidhen në mënyrë konstante eleme- nte të dekoracionit artistik dhe si përfundim tanimë ikonostasi i saj pothuajse nuk ekziston. Në vend të tij gjendet vetëm skeleti mbajtës me pamje të trishtueshme.
Në kishë është vjedhur para ka- tër vjetësh në datën 11 dhjetor, dera kryesore që hyn në naos (salla krye- sore). Kjo derë kishte elemente artistike dhe dekorative druri të gdhendur, në të cilin ndodhej një mbishkrim që na jepte informacio- nin kryesor për datimin e kishës. Si në rastin e ditës së diel dhe he- rët e tjera është bërë denoncimi në
organet përkatëse, por gjithnjë heshtje dhe asnjëherë nuk është konkluduar me kapjen e keqbërës- ve. Siç duket kemi të bëjmë me një zonë të pambuluar mirë për sa i përket ruajtjes së monumenteve, duke ditur që edhe kishat që janë pranë saj si ajo e Shën Gjergjit në Libofshë edhe ajo e Shën Thanasit në Karavasta vidhen sistematikisht dhe janë edhe ato në gjendjen e kishës së Vanajt.
Në këtë kishë janë bërë punime të plota restauruese në vitet 19981999 me fonde të investuara nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë dhe punime të kryera nga Drejtoria Rajonale e Institutit të Monumenteve, Tiranë, që në atë kohë kishte mundësinë të bënte punime restaurimi dhe mirëmbaj- tjeje.
Ajo që kërkohet nga organet përgjegjëse ka të bëjë me lëvizjet e nevojshme për gjetjen e mundshme
të elementeve të vjedhura nga kjo kishë, por sidomos të gjejë kamba- nën, për t’ia kthyer ato përsëri tra- shëgimisë sonë kulturore në mënyrë që të mos kthehet ky rast si rastet e tjera ku asnjeri nuk ka bërë asgjë, si dhe të shikohet mundësia për para- ndalimin e këtij fenomeni, i cili ka qenë dhe vazhdon të jetë shumë shqetësues për një kohë të gjatë.
Vlerat historike dhe arkitek- toniko-artistike të monumentit
Ngrihet në majën e një kodre të ulët, në mes të një pylli të dendur me qiparisa. Mbishkrimi i ruajtur mbi portën jugore të kishës na jep datën e ndërtimit dhe të pikturimit të saj. Kisha u ndërtua në vitin 1777 dhe u pikturua më 1795 nga vëllezërit grabovarë Gjergji dhe Joani, të cilët kanë ushtruar një veprimtari të dendur në krahinën e Myzeqesë.
Kisha i përket një tipi mjaft të përhapur në krahinën e Myzeqesë gjatë shek. 18-19. Ajo përbëhet nga naosi dhe hajatet e mbyllura që e rrethojnë atë nga tri anë. Naosi është një bazilikë njënefëshe me ta- van të rrafshët. Një ikonostas prej druri të gdhendur ndan ambientin e altarit, i cili përmban absidën e madhe e të nxjerrë jashtë dhe dy niket e protezisit dhe të diakoni- konit.
Naosi rrethohet nga ana veriore, jugore dhe perëndimore nga hajatet e mbyllura, nga të cilat pjesa perë- ndimore është shumë më e gjerë dhe luan edhe rolin e narteksit. Në hapësirën e tij është veçuar një kthinë, ku mbahej vaska e pagë- zimit, ndërsa në anën perëndimore lartësohet kulla e ulët prej druri e kambanores.
Elementet e dekoracionit të brendshëm janë piktura murale që vesh të gjitha sipërfaqet e muratu- rës, ikonostasi dhe amvoni prej dru- ri të gdhendur i një cilësie të lartë artistike dhe tavani prej druri i ngjy- rosur.
Në pamjen e jashtme spikat vo- lumi i naosit, i mbuluar me çati dy- ujëse, i cili ngrihet mbi volumet e hajateve, të mbuluara me çati një- ujëse. Në ndryshim nga përpunimi i varfër dekorativ i pamjeve të jasht- me është absida, e cila është ndër- tuar me blloqe guri të skalitur dhe është gjallëruar nga një arkadë e verbër. Përmban gjithashtu dhe relieve antike e gurë, të marra siç është traditë edhe në kishat e tjera të Myzeqesë, nga Apolonia e Fierit.
Përgatiti: Ark. Rest.
Gentian Stratobërdha