Korçë
Përsëri akt vandal kundër
një kishe orthodhokse
– Persona “të panjohur” dhe të larguar “në drejtim të paditur” kanë
përdhosur gjërat e shenjta, por nuk kanë prekur lekët e ndodhura aty –
Në datë 17 gusht, në fshatin e Mbo-
rjes ndodhi sërish një sulm ndaj
Komunitetit Orthodhoks. Natën, per
sona të panjohur kanë shkallmuar
derën e Kishës së Shën Ilias, në malin
sipër fshatit dhe kanë përdhosur e
shkatërruar gjerat e shenjta. Ata kanë
hedhur përtokë e shkelur ikonat,
gjërat e Tryezës së Shenjtë dhe çfarë
tjetër ndodhej aty. Asgjë nuk i ka
shpëtuar urrejtjes së verbër e primi
tive të vandalëve. Vetëm lekët e lëna
nga besimtarët nuk janë prekur, si
shenjë e qartë e qëllimeve të tyre.
Eshtë përsëritja e të njëjtit skenar,
që preku disa herë kishat orthodhokse
të Sarandës, por edhe në dioqezën e
Korçës ato nuk kanë munguar në të
shkuarën (kujtojmë për të gjitha,
përdhosjen dhe shkatërrimin e
Afreskeve të Kishës së Shën Mihailit
në Voskopojë). Në të gjitha këto raste ka
munguar reagimi i vendosur i shtetit,
dhe madje edhe ai i forcave politike e
komuniteteve fetare, gjë që ka krijuar
këtë klimë negative e të paprecedent
për Shqipërinë, kur po sulmohen disa
herë radhazi dhe pa u identifikuar e dë-
nuar autorët, objekte orthodhokse kulti.
Për ngjarjen e fundit, Komuniteti
Orthodhoks i Korçës ka sensibilizuar të
gjithë subjektet politike e fetare lokale
dhe ka protestuar energjikisht pranë
autoriteteve më të larta të shtetit. Ndë-
rsa, në deklaratën e Mitropolitit të
Korçës, Hirësisë së Tij Joanit, thuhet:
“Të shqetësuar nga akti vandal dhe
nga përdhosja që u bë në Kishën e Shën
Ilias në malin e Mborjes, akt që vjen
mbas disa akteve të tilla vandalizmi në
disa kisha të Sarandës dhe Delvinës, e
ngremë zërin përsëri më me forcë, për
të mbrojtur jo vetëm kishat tona, por
edhe harmoninë fetare të trevës sonë.
Akte të tilla nuk i shërbejnë askujt dhe
u kërkojmë përsëri autoriteteve që të
jenë më të shqetësuara dhe më të për-
gjegjshme për të parandaluar akte të
tilla, të cilat mund të marrin zhvillime
të paparashikueshme dhe që janë
shumë të rrezikshme për bashkë-
ekzistencën paqësore, e cila është aq e
domosdoshme për të tashmen dhe për
të ardhmen e vendit tonë.”