Përse nuk bie kambana
në Kishën e Shën Prokopit?
Siç dihet, kisha e parë në Tiranë u ndërtua rreth vitit
1720 dhe u quajt kisha e “Shën Prokopif’ dhe u ndërtua
në vendin, ku sot është afërsisht Universiteti i Tiranës.
Ajo ishte një kishë e thjeshtë, e vogël dhe qëndroi deri
: në vitin 1938, ku sipas një plani rregullues të Tiranës u
prish dhe u ndërtua aty ku ndodhet sot. Përfundoi në
vitin 1941. Kjo qe shumë e bukur dhe e madhe, por në
vitin 1967 u mbyll dhe u prish si gjithë kishat e tjera në
Shqipëri.
Për rihapjen e saj pas vendosjes së demokracisë u
bënë shumë përpjekje, u bënë pelegrinazhe e deri në
grevë urie nga të rinjtë orthodhoksë. Vetëm në vitin
1993 na u kthye kisha dhe mesha e parë u bë më 10
maj 1993 nën drejtimin e Kryepiskopit Anastas.
Menjëherë filloi puna për rregullimin e kishës, e cila
nën kujdesin e drejtpërdrejtë të Kryepiskopit Anastas u
plotësua me pajisjet e nevojshme dhe tani u pajis me një
ikonostas të gdhendur nga mjeshtrit durrsakë.
Duke qenë se afër kishës ndodhet lagjja e Tiranës
së Re dhe rruga e Elbasanit, besimtarët orthodhoksë
filluan të vinë e të mbushin kishën dhe të ndjekin
Liturgjinë Hyjnore që zhvillohet çdo të diel. Në këtë
kishë është dhe një kor i vogël i vajzave nën drejtimin e
Joli Nanos. Kjo e ka bërë më tërheqëse ndjekjen e
shërbesës nga ana e besimtarëve, të cilët vazhdimisht
shtohen.
Në këtë kishë, sipas traditës, çdo vit më 8 korrik,
kremtohet festa e Shën Prokopit. Besimtarë të shumtë
nga gjithë Tirana vijnë në këtë festë të madhe popullore,
të cilën e drejton vetë Kryepiskopi Anastas.
Kisha ka patur dhe një kambanë, e cila binte gjatë
shërbesave fetare, por meqë u dëmtua nuk dëgjohet
më tingëllimi i saj.
Ditën e festës së Shën Prokopit u vendos një
kambanë, që ushtoi me tingëllimin e saj atë ditë dhe
disa të diela të tjera, por ka gati 3 muaj që nuk dëgjo-
het më. Ajo Kishë mund të konsiderohet si kisha e dytë
e Tiranës, sepse dhe numri i besimtarëve shtohet, për
këtë ajo ka klerikët e saj, të cilët duhet të zhvillojnë të
gjitha shërbesat.
Të dëgjojnë tingujt e kambanës, që ftojnë për
shërbesat fetare është dëshira e të gjithë besimtarëve
orthodhoksë të cilët ngelen me shpresë se ajo do të
plotësohet.
Kostandin Bozaxhi