Si është e mundur të mos dojë ndokush Perëndinë? Kë të duash, nëse nuk do Perëndinë? Dhe është shumë e drejtë kjo. Perëndia është i Miri suprem, i pakrijuar, pafillim, pafund dhe i paprishshëm.
“Askush nuk është i mirë, përveç një të vetmi, Perëndisë” (Mt.19:17).
Ashtu si dielli ndriçon gjithmonë, ashtu si zjarri ngroh gjithmonë, kështu edhe Perëndia që nga natyra e Tij është i mirë, gjithmonë bën të mirën. Duart e Tij të gjithfuqishme na krijuan. Na krijuan, jo ashtu si krijesat e tjera, pa ndjeshmëri, pa logjikë. Na krijuan me vuUnetin e Tij hyjnor të veçantë.
“Pastaj Perëndia tha: ‘Ta bëjmë njeriun sipas shëmbëlltyrës sonë dhe në ngjasim me ne dhe të ushtrojë sundimin e tij mbi peshqit e detit, mbi zogjtë e qiellit, mbi kafshët e mbi gjithë tokën, mbi rrëshqanorët që zvarriten mbi dhe” (Zan.l.26).
Për krijesat e tjera “Ai tha dhe u bënë, Ai urdhëroi dhe u krijuan” (Ps. 148.5), por për njeriun nuk ndodhi e njëjta. Por çfarë? Ai tha: “Le ta bëjmë njeriun ”. O vullnet i shenjtë, i mbushur me dashurinë e Perëndisë! Perëndia trihipostatike, Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë tha për njeriun: “Le ta bëjmë njeriun”. Por çfarë njeriu? “Sipas ikonës dhe ngjashmërisë” – tha Ai.
O mirësi e mrekullueshme e Perëndisë për njeriun! O nder i lartë njerëzor! Njeriu u krijua “sipas ikonës dhe ngjashmërisë”.
Cila krijesë u bë e denjë për një nder të tilië? Nuk njohim asnjë krijesë tjetër të ngjashme me të. Vetëm njeriu u nderua nga Perëndia të bëhet ikona e Tij e shenjtë.
Krijesa më e dashur dhe më e bukur e Perëndisë! Njeriu, i cili ka ikonën e Perëndisë mbi të si vulë mbretërore. Nderohet mbreti, nderohet dhe portreti i tij. Perëndia, mbreti i qiejve është i denjë për çdo nder. Po kështu edhe njeriu, ikona e Tij. Të tillë hir na dha Perëndia në krijimin tonë.
Si pra, të mos E duam?!
Ramë nga parajsa, dhe madje kaq ulët sa nuk mund të qajmë denjësisht për rënien tonë. Por Njeridashësi edhe në këtë gjendje
nuk na braktisi. Ai gjeti mënyrën e mrekullueshme të shpëtimit tonë. Dërgoi Birin e Tij të vetëmlindur të na takojë, të na shpëtojë dhe të na sjellë përsëri pranë Tij. “Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e Tij të Vetëmlindur, që kushdo që beson në Të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme” (Jn.3:16). Pra, Perëndinë që na deshi kaq, si të mos E duain?!
Perëndia është Njeridashës, ashtu si të gjithë E quajmë, por edhe njeriu duhet të jetë Perëndidashës. Dashuria nuk shpaguhet me asgjë tjetër, veçse me dashuri dhe mirënjohje. Perëndia është paramenduesi ynë. Paramendon dhe kujdeset për të gjithë. Na fal ushqimin, veshjet dhe shtëpinë ku banojmë. Të Tijat janë dielli, hëna dhe yjet që na ndriçojnë. Me zjarrin e Tij ngrohemi dhe përgatisim ushqimin tonë.
Me ujin e Tij lahemi dhe freskohemi, kafshët e Tij na shërbejnë, ajri i Tij na jep jetë, oksigjeni i Tij na mban në jetë. Me pak fjalë, varemi nga dashuria dhe të mirat e Tij. Pa këto, nuk mund të jetojmë asnjë moment.
Pra, si është e mundur të mos e duam një Bamirës të tillë?
Çdo njeri që na bën mirë, e duam. Sa më tepër duhet të duam Bamirësin Perëndi të Cilit i përkasin të gjitha, madje dhe vetja jonë dhe çdo gjë që kemi!
Gjithë krijimi dhe vetë njeriu janë pronë e Perëndisë. “Zotit i përket toka dhe të gjitha gjërat që janë mbi të, bota dhe banorët e saj” (Ps.24:1).
Perëndia është Ati ynë. Kur lutemi i themi: “Ati ynë që je në qiejt.. ”.
Pra, si është e mundur, të mos e duam Atin tonë?!
Sa fëmijë besnikë duan pa dallim atin e tyre? Pra, nëse edhe ne duam të jemi fëmijë të vërtetë të Perëndisë dhe ta quajmë Atë, atëherë duhet dhe ta duam. Për rrjedhojë, në mënyrë të drejtë themi: Si të mos e duash Perëndinë?
Përktheu: Rozeta Baba
Shkëputur nga libri në greqisht “Udhëtim drejt qiellit”