EmailFacebookKontakt

Përpjekjet e të krishterëve për ndërtimin e paqes në Evropë

Konferenca e Kishave Evropiane është një bashkësi prej rreth 125 Kishash Or- thodhokse, Protestante, Anglikane dhe Kishave Katolike të Vjetra nga të gjitha vendet e Evropës, si dhe 40 organizata të asociuara. KKE u themelua më 1959. Zyrat i ka në Gjenevë, Bruksel e Strasburg.

Në datat 25-31 maj në London Derry të Irla- ndës së Veriut u zhvillua takimi i radhës i Konfere- ncës së Kishave Evropiane (KKE) në të cilën mori pjesë edhe Kryepiskopi Anastas si përfaqësues i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe në të njëjtën kohë Zëvendëspresident i saj. Tema kryesore u përqendrua në përpjekjet e të krishterë- ve dhe kontributin e tyre për ndërtimin e paqes në Evropë. Ky takim në London Derry u zhvillua për herë të parë në një vend ku po konsolidohet pa- qjapas problemeve fetare disavjeçare. Në aktivi- tet merrnin pjesë përfaqësues nga kishat Orthodhokse, Anglikane, Protestante dhe Roman o-katholike.

Gjatë ditëve të konferencës u miratuan dy de- klarata të përbashkëta. E para kishte të bënte me dëshminë dhe përpjekjet që bëjnë të krishterët në këtë ishull të Irlandës duke kontribuar në pajtimin dhe ndërtimin e paqes në Evropë. Qëndrimi i dytë kishte të bënte me luftën kundër trafikimit të femrave gjatë zhvillimit të Kampionatit Botëror të Futbollit në Gjermani.

Një kontribut shumë të rëndësishëm gjatë se- ancave dha edhe Kryepiskopi Anastas i cili ishte një nga moderatorët kryesorë të kësaj konference, duke dhënë shumë ide për zgjidhjen e konflikteve. Referuar situatës dhe çështjeve fetare në Irlandën e Veriut Kryepiskopi tha se problemet dhe konflik- tet mes të krishterëve nuk janë shumë të mëdha dhe mund të zgjidhen. Kontributi kryesor është ndër- timi i paqes në një Evropë të bashkuar. Gjithashtu Kryepiskopi Anastas mbajti edhe fjalën përshënde- tëse bashkë me kryetarin e Bashkisë së London Derry.