Elbasan
Përpjekje të vazhdueshme në famullinë e Shën Athanasit
Në vazhdën e përpjekjes shpirtërore Perë- ndia dërgon gëzim në kishë tonë. Famullisë sonë iu shtua një kopsht për femijë, si një stre- hëz e ngrohtë për këtë enori. Krahas kësaj ka- në filluar takime me gratë, fëmijët, vizita në ve- nde të shenjta, si dhe vizita baritore ndër familje.
Në vazhdën e takimeve, bisedat, njohja me vendet e shenjta, të vizituara nga grupi i grave të famullisë së Shën Athanasit, nën drejtimin e klerikëve të saj, me predikime të pasura e me
njohje nga mësimdhënia e etërve të Kishës sonë, kanë gjallëruarjetën tonë këtë fillim viti liturgjik, si në përpjekje shpirtërore ashtu edhe me aktivitete. Vizita të tilla kanë bërë në Shën e Premte në Valësh, kishën e Analipsit në Librazhd etj.
Çdo të kremte të gjithë së bashku ndjekim biseda mbresëlënëse sa shpirtërore po aq edhe sociale. Me motivin “Të doni njëri-tjetrin siç ju deshaunëju!”, besimtarëtjanë aktivë në
komunikim, katekizëm, tema sociale ku refe- rojnë klerikët, gratë si Vasilika, Manda e Lil- janaetj., që kryhetçdo të enjte pranë famullisë sonë dhe çdo të diel pas Liturgjisë për fëmijët. Këto takime rrisin dhe forcojnë besimin te nënat në mënyrë që ato të kenë çfarë t’u trans- metojnë nipërve e mbesave të tyre, për të rrë- njosur e transmetuar ndër breza në shpirtin e tyre dashurinë për Zotin Krisht e Kishën e Tij.
Pavlina Dede