Përmet
Ringrihet kisha e Hotovës
Në fshatin e vogël të
Hotovës, në Përmet, po-
thuajse kanë përfunduar
punimet për rindërtimin e
kishës së Shën Jorgjit. Ajo,
për shkak të faktorëve të
kohës dhe përdorimit të saj
si magazinë në vitet e perse-
kutimit, ishte rrënuar krejt.
Me fondet e Kryepisko-
pit Anastas dhe nën përkuj-
desin e Mitropolitit, Hirësi
Dhimitrit, në një kohë të
shkurtër kisha u ngrit nga
gërmadhat dhe shpejt do
jetë funksionale për t’i shër-
byer banorëve të mbetur,
por edhe besimtarëve që
vizitojnë vendlindjen gjatë
verës.
Dikur Hotova ka qenë
qendër e rëndësishme, dhe
duke qenë zonë malore, be-
simtarët ishin disi më të lirë
për të jetuar fenë e tyre. Aty
ka lindur edhe bamirësi i
njohur Apostol Arsaqi, që
kontribuoi shumë sidomos
në arsim.
Në zonën e Përmetit
vazhdojnë punimet edhe
për rindërtimin nga themelet
të kishës së shkatërruar të
Shën Joan Prodhromit në
Leshnicë, punime restau-
rimi në Manastirin e Lindjes
së Hyjlindëses në Seran etj.
Korresp. i “Ngjallja”