Përmet
Rindërtohen kishat në zonën e Dangëllisë
Në verilindje të qytetit të Për- metit shtrihet fshati Gostivisht, që bën pjesë në zonën e Dangëllisë, një zonë me tradita shekullore në besimin orthodhoks. Në këtë zonë shumë larg qytetit të Përmetit, në kufi me Ersekën, ndodhen disa fshatra që kanë pasur shumë kisha orthodhokse, të cilat u shkatërruan gjatë periudhës ateiste.
Dhe ja, tani brenda një periudhe katërmbëdhjetëvjeçare u bë e mu- ndur të rindërtohen kisha në çdo fshat të zonës. Besimtarët e kësaj zone, me shpirt të madh dhe dashuri për Perëndinë, kryejnë të gjitha mi- steret e kishës dhe marrin pjesë në çdo të kremte.
Me kujdesin dhe ndihmën e pakursyer të Kryepiskopit Anastas u bë e mundur të rindërtohen edhe kisha të reja. Këtu përmendim fsha-
tin Gostivisht, ku u rindërtua kisha e Shën Marisë në qendër të fsha- tit.Vlen këtu të përmendet edhe ndihmesa e banorëve të fshatit. Nuk mund të lëmë pa përmendur dhe priftin, që ka qenë para se të prisheshin kishat, ikonom Kozma Prifti, po nga ky fshat. Kultura dhe horizonti i tij bënë që ai të gëzonte respektin e një kleriku të përku- shtuar si shërbëtor i Perëndisë.
Më tej, në fshatin Ogren u ri- ndërtua kisha e Shën Marisë. Në fshatin Frashër u rindërtua kisha e Shën Kollit dhe vlen për t’u thek- suar ndihma e madhe që dhanë vitet e fundit banorët e këtyre dy fshatra ve. Në to ka shërbyer si prift i nderuar nga të gjithë atë Andrea Guçe, nga fshati Lupckë.
Për rindërtimin e ki shave në këtë zonë malore përmendim inte-
resimin dhe përkujdesjen e Mitro- polisë së Shenjtë Gjirokastër, si dhe Zyrën Teknike.
Të gjitha këto arritje janë bekim dhe gëzim për tërë zonën dhe do
të mbeten të paharruara në zemrat e besimtarëve, që njëzëri lavdëroj- në dhe falënderojnë Perëndinë.
Ikonom Vasil Thomollari